Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon Evis Sala

Evis Sala ka zbuluar arsyet e dorëheqjes si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Në një reagim në rrjete sociale, pas bërjes publike të lajmit se ka dhënë dorëheqjen, Sala thekson se ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare që lidhen me fushën e saj të ekspertizës.
“Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion.”, shkruan ajo.
Duke shprehur mirënjohjen për kryeministrin Edi Rama dhe bluzat e bardha, Sala thekson se në një vit në krye të detyrës si ministre kanë bërë hapa të rëndësishëm në fushën e shëndetësisë, shumë prej të cilave, thotë ajo, janë të dukshme sot, ndërsa të tjerë sapo kanë nisur.
“Në këtë vit kemi bërë hapa të rëndësishëm në shëndetësi. Shumë prej tyre janë të dukshëm sot, të tjerë sapo kanë nisur.Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post. Ai është pjesë e asaj që jam dhe do të vazhdojë përmes dijes, eksperiencës dhe rrjetit tim profesional ndërkombëtar.”, shton ajo.
REAGIMI I PLOTË:
Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion.
Një vit më parë mora përsipër me përgjegjësi të madhe detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, një fushë plot sfida e vështirësi.
I jam mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe çdo mjeku, infermieri, profesionisti dhe punonjësi të sistemit të shëndetësisë e mirëqenies sociale që punoi çdo ditë për ta bërë sistemin më të mirë.
Një falenderim të veçantë për çdo qytetar shqiptar që më shkroi, sugjeroi apo kërkoi më shumë prej nesh.
Në këtë vit kemi bërë hapa të rëndësishëm në shëndetësi. Shumë prej tyre janë të dukshëm sot, të tjerë sapo kanë nisur.
Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post. Ai është pjesë e asaj që jam dhe do të vazhdojë përmes dijes, eksperiencës dhe rrjetit tim profesional ndërkombëtar.
Sepse detyrat kanë një fillim dhe një fund.
Por, përgjegjësia dhe lidhja me vendin tënd nuk kanë kufij!
Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji - inteligjencë artificiale - inovacion.
— Evis Sala (@EvisSala) September 2, 2026
Një vit më parë mora përsipër me përgjegjësi të madhe detyrën e… pic.twitter.com/6z4SMapNxv
Lexo edhe
AKTUALITET
Oliger Torba emërohet drejtues i Policisë së Tiranës

Dy vatra zjarri aktive në Bulqizë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Pas Ristanit, Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë, qeveria subvencion tre mujor për naftën

“Inspektorët me kamera inteligjente në trup”, Rama: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi





