Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër

Një efektiv i Policisë Rrugore është dhunuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Xhabije” të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, efektivi Nikolin Përndoj është sulmuar nga dy persona, ndërsa në momentin e ngjarjes ndodhej jashtë shërbimit.
Mësohet se efektivi është goditur me grushte pas një konflikti, ndërsa ende nuk janë bërë të qarta shkaqet që çuan në përplasjen mes palëve.
Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur forca të Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe masat e marra ndaj personave të dyshuar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pas largimit të Tolës/ Ish-asistentja e Kumbaros emërohet Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit

Afera IPARD, vjedhja e 33 milionë euro e fondeve të BE, krim pa ndëshkim

Denoncimet për 4 AM dhe Pirro Vëngun, SPAK hesht për aferat e të ‘përkëdhëlurve’ të Ballukut

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve

“Mos harroni, nesër të gjithë para parlamentit”/ I riu: Do diskutojnë Paketën e Maleve, duan të copëtojnë Shqipërinë, por nuk do ia dali...

"Mos e konsumoni"/ Objekt i rrezikshëm brenda supës së ngrirë që u importua nga 'PRONATYRA TREG' në Tiranë!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: “Hetoni Ramën!” SPAK po vepron te KKT dhe AZHT

Privatizimet me skemë të re, përgjysmohen afatet dhe rikthehet e drejta e parablerjes për ish-pronarët





