Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Dhunuan dhe grabitën të moshuarën italiane, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë

P
Piranjat31 July 2026, 17:50 · 2 min lexim
Dhunuan dhe grabitën të moshuarën italiane, arrestohen 3

Tre shqiptarë me dënime të shumta penale u arrestuan nga Karabinierët e Kompanisë Cuneo në Itali, të cilët ekzekutuan një urdhër paraprak ndalimi të lëshuar nga gjyqtari hetues i gjykatës lokale, me kërkesë të Prokurorisë.

Të tre ‘skifterët e arrestuar midis Piemontes dhe Ligurias, besohet se janë përgjegjës për një valë vjedhjesh dhe grabitjesh, me sulme në zona të ndryshme të provincës, disa prej tyre edhe me dhunë ndaj pronarëve të banesave.

Sulmi më brutal ndodhi natën e 25 qershorit në Caraglio, kur tre autorët, me fytyrat e mbuluara dhe të armatosur me një shpatë dhe një çekiç të rëndë muratori, hynë me forcë në shtëpinë e një gruaje tetëdhjetëvjeçare, e njohur në fshat si pronare e një lokali.

Bastisja e shpejtë dhe e dhunshme zgjati vetëm katër minuta, gjatë së cilës gruaja e moshuar, e kërcënuar me armë dhe e rrahur, u detyrua të dorëzonte paratë dhe bizhuteritë e arit që kishte në zotërim.

Menjëherë pas kësaj, banditët ikën duke dalë nga kati i parë i shtëpisë dhe u zhdukën në errësirën e fushave përreth.

Hetimi i karabinierëve filloi menjëherë, duke ngushtuar numrin e të dyshuarve. Hetuesit jo vetëm që rindërtuan dinamikën e grabitjes në Caraglio, por gjithashtu identifikuan grupin si përgjegjës për një seri vjedhjesh banesash të kryera gjatë dy ditëve në vijim në komunat Roccabruna, Busca, Borgo San Dalmazzo dhe Roccavione.


Sipas hetimit, ishte një bandë e vërtetë shëtitëse që udhëtonte nëpër Italinë veriore duke përdorur makina me qira, ndërrohej shpesh për të shmangur kontrollet e policisë, informon media italiane.

Brenda pak javësh hetimesh intensive, të kryera nëpërmjet operacioneve teknike dhe tradicionale, Karabinierët identifikuan, gjetën vendndodhjen dhe arrestuan tre shqiptarët në komunat e Cuneos, Mondovì dhe La Spezia, duke i dërguar në burg.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.