Dhunuan dhe kanosën policin për shkak të detyrës/ Shpallen në kërkim tre persona në Sarandë, mes tyre edhe djali i Thimjo Rubatit

SARANDA- Policia ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët dyshohen se kanë dhunuar oficerin e Policisë Mihal Velço, mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 4 të Sarandës. Personat e shpallur në kërkim janë Andrea Rubati, 27-vjec, Antonio Lefteri, 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj, 30 vjeç.
Andrea Rubati është djali i Thimjo Rubatit, personi i cili u plagos mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se oficeri i policisë u ka kërkuar tre të rinjve të mos kryenin manovra të rrezikshme me motor në qytet. Kjo pasi rrezikonin jetën e tyre dhe qytetarëve të tjerë.
Pas kësaj, dyshohet se ata e kanë fyer, goditur për shkak të detyrës dhe kanosur me thikë.
Pas dhunës së bërë ndaj policit, ata janë larguar me motor, por janë identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Tre personat akuzohen për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Kanosja".
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy automjete

'Kush ma ndalon kazinonë'/ Deklarata e Elisabeta Mataj në gjykatë, Prokuroria: Edhe bashkëshorti i saj frekuentues

Dyshohet për abuzim deri 3 mln euro/ Parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve, jepet masa për 3 punonjësit e Postës Shqiptare n...

Kuvendi Kombëtar i Protestës mbahet mes tensioneve, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur...

''Pa kondicioner dhe me dyer të hapura''/ Kushtet skandaloze në transportin publik në Tiranë

Autorët qëlluan me 9 plumba drejt tij/ Atentati në Sarandë, ja si paraqitet gjendja e të plagosurit

“1 milion euro të abuzuara në vetëm një vit në Bashkinë e Sarandës sipas KLSH”, Ina Zhupa: Qytetarët e Sarandës po paguajnë faturën e keq...

‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk k...





