Dhunuan turistin italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht 8 të mitur

Tetë të mitur, të moshës 13 deri në 15 vjeç, janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës në lidhje me përplasjen fizike ku mbeti i dëmtuar lehtë një 20-vjeçar italian pranë Pallatit të Kulturës.
Pas hetimeve, ngjarja ka ndodhur në 29 korrik. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë bërë të mundur shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të të miturve, të dyshuar si pjesë e grupit të përfshirë në përplasjen fizike me turistin italian.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera menjëherë pas konfliktit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë të mundur identifikimin, shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të 8 shtetasve të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, gjatë të cilit 20-vjeçari italian pësoi lëndime të lehta trupore”, njofton policia.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ende asnjë gjurmë nga minatori i zhdukur në minierën e kromit në Tërnovë

Dosja sekrete e Mehmet Shehut: Si u shpallën spiunë dhe armiq turistët gjermanë që panë të vërtetat e Shqipërisë së viteve 60

Ndotja e ajrit po përkeqësohet/ Eksperti: Cilësia e ajrit mbi normat e lejuara në disa qytete

Asgjësohen 1121 bimë Cannabis Sativa, në pranga dy persona

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pas disa orësh kërkime, shpëtohen dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës

Përfshihet nga flakët një magazinë, flakët prekin edhe banesën dykatëshe e cila ishte ngjitur të

Aksident/ Makina përplas një vajzë teksa kalonte vizat e bardha dhe largohet nga vendngjarja





