Diaspora po ndëshkohet/ Me telefon në dorë, polici regjistron makinat për t’i gjobitur

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur reagime, pasi shfaq një efektiv policie duke mbajtur telefonin celular në dorë dhe duke filmuar automjetet e diasporës, teksa ato presin në radhët e gjata për të hyrë në Shqipëri. Pamjet janë regjistruar në kohën kur mijëra shqiptarë nga Kosova dhe diaspora po udhëtonin drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur këtë të shtunë.
Kjo nuk është hera e parë që protestuesit ngrenë akuza të tilla. Edhe në protesta të mëparshme, pjesëtarë të diasporës kanë pretenduar se automjetet e tyre janë gjobitur gjatë hyrjes në Shqipëri.
Një përfaqësues i diasporës e denoncoi këtë situatë edhe nga podiumi i protestës.
“Kemi ardhur për bashkim, jo për përçarje. Sa kohë valëvitet flamuri, keni përkrahjen tonë. Kemi bërë rrugë të gjatë, disa nuk mundën të qëndrojnë sot. Në doganë i kanë bllokuar, i kanë gjobitur. Sot është e diel dhe pagesa e gjobave shtyhet për nesër në postë. Vetëm bashkim dhe jo përçarje”, u shpreh ai.
View this post on Instagram
Lexo edhe
AKTUALITET
Protestë kombëtare për largimin e Ramës, autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

U ekstradua nga Gjermania, Gjykata e Posaçme cakton masën detyrim paraqitje për Denada Toda

I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Shkaktoi zjarrin masiv në Malin e Shëngjinit, prangoset 57-vjeçari. Policia: Tentoi të fshehë provat

EMRAT/ Kultivuan 1.8 ton kanabis me sera në Berat, GJKKO jep dënimet për 17 të pandehurit! Ja sa vite burg do të bëjë secili

FOTO-LAJM/ Bregdeti i Dhërmiut i ndotur, turistët përballen me substancën ngjitëse

I shpallur në kërkim për vrasjen një personi në vitin 1999, kush është 58-vjeçari i arrestuar në Greqi

Me vlerë 250 mijë euro, policia jep detaje për sekuestrimin e 89 pakove me drogë nga Kanadaja drejt Rinasit





