AKTUALITET
Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Pesë automjete të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët në orët e fundit në fshatin Shpërdhet, në Kurbin, në një ngjarje që paraprakisht dyshohet të ketë qenë e qëllimshme.
Sipas informacioneve paraprake, automjetet ndodheshin në guroren që administrohet dhe përdoret nga shtetasi me inicialet B. A. Nga zjarri, mjetet janë shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Autoritetet dyshojnë se flakët mund të jenë vendosur nga persona ende të paidentifikuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin ligjor të rastit.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Seanca për 21 të arrestuarit, protestuesi shfaq probleme shëndetësore

Vrau efektivin e policisë në Maliq, Violand Braçellari del nga spitali i Traumës

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë–Krahës, katër të plagosur

Qytetari denoncon shërbimin e Finikas Lines: Prenotova biletë me makinë, ma regjistruan si biçikletë dhe nuk më kthejnë paratë

Protestuesit distancohen nga incidenti te Komisariati Nr. 3: Aktet e dhunshme, vepër e provokatorëve të infiltruar

Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?

Aksident në Korçë, makina përplaset me pemën dhe përmbyset në rrugë

Protestuesit do të marshojnë sot te Gjykata e Tiranës: Lironi çunat!





