Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Digjen dokumente në Zonën e Treshit në Tiranë, dyshohet të jenë të komunës Kashar dhe ARRSH

P
Piranjat 9 April 2026, 16:03 · 3 min lexim
Digjen dokumente në Zonën e Treshit në Tiranë, dyshohet

Sot në Zonën e Treshit në Tiranë janë konstatuar disa dokumente duke u djegur nga disa persona. Dokumentet po nxirreshin nga një mjet dhe digjeshin aty.

Njëri nga punonjësit tha se dokumentet i përkasin komunës së Kasharit, ndërsa një tjetër tha se i përkasin ARRSH-së. Nga pamjet filmike, duket se dokumentet lidhen me projekte rrugësh, supervizime dhe materiale të tjera zyrtare. Deri tani nuk ka informacione ose sqarime zyrtare mbi origjinën ose qëllimin e djegies së dokumenteve.

Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur dokumentet nxirren nga mjeti dhe digjen nga disa persona, duke ngritur pyetje mbi rëndësinë e tyre dhe arsyet e djegies.

Pjesë nga biseda: 

Erdha për lajmin unë që ka tym këtu o vëlla dhe... çfarë po digjet atje?
Po nxjerrim ca... ca letra.
Të kujt apo?
Tona këto janë.
Tona? Ku punoni ju?
Kush je ti?
Unë jam gazetar.
Gazetar je?
Po, Bled Marku, urdhëro.
Po.
Çfarë letrash janë këto?
Letra, kot fare, një shitje normale, kemi ca letra, kot. Hajde shife, po deshe kontrolloji, si të dish ti.
Po se është e vërtetë domethënë që bën... bëhet një tym kështu...
Na... na thanë po bëhet tym e tjera e tjera me radhë.
Asgjë. Hajde, do t'i kontrollosh po deshe me... me sinqeritet, nuk ka... diskutohet ky muhabet.
S'ka asgjë?
Vetëm shohim ndonjëherë se mos ka ndonjë letër që duhet o burrë. Ndonjë letër kadastre.
E kemi qef ne kadastrën.
E s'ka letra kadastre atje.
Të paktën datojeni, a i filmon? Një, dy, tre janë çfarë janë... me i rregulluar.
Këtu në komunën Kashar?
Po.
Dhe cilës firmë i përkasin këto apo?
Jo bash.

Ku aty i keni marrë kështu, me marrë kështu...
Prefuxho.
Po?
Çfarë t'ju them?
Gjej gjë?
Jo. Po mirë më...
Për Zotin.

Harasho s'os.
Ti do bësh... do bësh...
Po gjë mos... çfarë do bëj?
Jo jo.
Dëgjo... Mos i bie dorës ashtu!
Pse jo?

Mos i bie dorës ashtu, të lutem!
Ti do bësh... do bësh karrierë...
Çfarë do të thotë kjo do bëj unë karrierë?

A e ke parë 10 mijë lekëshin?
S'e mori ai njeri, se duhen për dokumenta ca.
Ti do bësh... do bësh karrierë.
Çfarë do të thotë kjo do bëj unë karrierë?
S'kanë vlerë, pse agjitoheni? A keni protokoll asgjësimi? Marrje dokumentacioni në dorëzim, me i çu te inceneratori që e kanë bërë. Jo këtu në mes të lagjes. Po të qoftë ajo gjë. Tek inceneratori o vëlla.

Dëgjo vëlla, te ky kapitull, mos më kruaj më këtu.
Kush e thotë këtë gjë?
Unë po ta them unë pra!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.