“Dikush më gjuan me gurë drejt banesës, po më rrezikohet jeta”/ Qytetarja denoncon situatën alarmante brenda shtëpisë

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e Piranjave nga një qytetare që banon në lagjen Kastrioti, në Fushë-Krujë, e cila prej rreth tre muajsh po përballet me një situatë të pazakontë dhe të rrezikshme.
Sipas saj, persona ende të paidentifikuar hedhin vazhdimisht gurë në drejtim të banesës së saj, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e saj dhe të familjes.
Qytetarja shprehet se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk arrin të japë një shpjegim për këtë ngjarje të përsëritur.
Nga pamjet video të dërguara në redaksi, shihet qartë se tavani i banesës është dëmtuar dhe i çarë nga goditjet e gurëve. Gjithashtu, disa objekte brenda shtëpisë janë shkatërruar si pasojë e incidenteve të vazhdueshme.
Në një prej videove, qytetarja shfaq një kovë të mbushur me gurë, për të cilët thotë se janë mbledhur brenda banesës së saj gjatë këtyre ditëve.
Ajo deklaron se situata ka arritur në një pikë alarmante, dhe rrezikohet jeta e saj.
“Prej muajsh më hidhen gurë në shtëpi. Kam frikë për jetën. Vjen policia dhe më kërkon prova. Po çfarë duhet të ndodhë, të ketë tragjedi që të na dëgjojnë? Nesër mund të jetë vonë”, shprehet ajo me shqetësim.
Qytetarja kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet dhe masa konkrete për mbrojtjen e saj, ndërkohë që ende mbetet mister se kush qëndron pas këtyre veprimeve.
Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë e qytetarëve dhe reagimin institucional në raste të tilla, duke kërkuar një hetim të plotë dhe të shpejtë për të zbardhur rrethanat dhe për të parandaluar pasojat e rënda./Piranjat News
VIDEO

Lexo edhe
AKTUALITET
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Rritja e çmimit të naftës, kërkesat e transportit publik: Të kompensohemi 100 lekë për litër

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot

DOKUMENTI/ 'Kontratë qiraje 80 mijë lekë në 1996', Irena Gjoka justifikoi pasurinë me falsifikim

A fshehu SPAK provat e Irena Gjokës? Prokurori nuk vërtetoi dëbimin, por Irena e dokumentoi me prokurë





