Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Dilni në protestë dhe largoni frikën”/ Pedagogu Lush Susaj: Politika të qëndrojë larg protestës, korrupsioni ka vështirësuar jetën

P
Piranjat23 July 2026, 21:37 · 2 min lexim
“Dilni në protestë dhe largoni frikën”/ Pedagogu Lush

Petagogu Lush Susaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të dalin të protestë dhe të largojnë frikën. Duke folur para Kryeministrisë, petagogu tha se politika duhet të qëndroj larg protestës.

Më tej, Susaj i bëri thirrje punonjësve të shkollave dhe universiteteve që t'i bashkohen protestës. Ai theksoi se korrupsioni po ua vështirëson jetën qytetarëve shqiptarë.

Pedagogu Lush Susaj: Kjo protestë është shpëtimi i Shqipërisë. Kjo protestë e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja. Kjo protestë i bëri shqiptarët me reagu. Kjo është protesta e rinisë, i lutem të gjitha forcave politika të dalë nga mitra e përgjakur e partisë së punës, të qëndrojnë larg protestës. Por kush është shqiptar e bij shqiptari ti bashkangjitet protestës.

I bëj thirrje punonjësve të shkollave e universiteteve, çdo punonjës, nuk mund të cenohet. Jetojmë në mes të Europës dhe jo në mes të Afrikës. Dilni në protestë dhe largoni frikën. I bëj thirrje fermerëve të lënë jashtë çdo kujdesi, emigrantëve që vijnë për pushime të vijnë në protestë. 35% u vjedh qeveria, sepse korrupsioni ia ka vështirësuar jetën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.