AKTUALITET
Dita e 47-të e protestës/ I moshuari: Rrogat janë të vogla, spitalet janë copë-copë

TIRANË- Një qytetar i moshuar ka ngritur zërin gjatë protestës, duke kritikuar gjendjen ekonomike dhe shërbimet publike në vend. Ai deklaroi se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha dhe akuzoi qeverinë se nuk po e pranon realitetin e përditshëm të shqiptarëve.
Protestat kanë vijuar me pjesëmarrjen e qytetarëve të ndryshëm, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për çështje ekonomike, sociale dhe funksionimin e institucioneve publike.
“Çdo gjë është kundër popullit. Rrogat janë të vogla, spitalet janë copë-copë. Rama nuk e pranon situatën, asgjë nuk shkon në këtë vend, nuk po shohim asgjë të mirë.”, tha i moshuari.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
47 ditë revoltë kundër Ramës/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Çdo gjë është kundër popullit, asgjë nuk funksionon këtu!...

Kukësi përfshihet nga moti i keq, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse

Makina doli nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari që drejtonte mjetin

EMRI/ Pengoi ekstradimin e një personi drejt Gjermanisë, arrestohet specialisti i Krimeve në Dibër

EMRAT/Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen

'Dosjet janë aty, pse nuk hetohen'/ Gazetari Hoxhaj: 'PLUG' ka denoncuar me dokumente afera milionëshe, SPAK hesht

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë Sori-AL

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen nga AMP dy policët e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë





