Dita e 53-të e protestës/ I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Një protestues gjatë tubimit antiqeveritar ka hedhur akuza të forta se qeveria po përpiqet t’ia faturojë protestës anulimin e aktiviteteve dhe problemet e sezonit turistik, ndërsa theksoi se përgjegjësia duhet të merret nga institucionet.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi kritikoi gjithashtu gjendjen e infrastrukturës dhe shërbimeve në zonat turistike, duke përmendur mungesën e ujit dhe energjisë elektrike, si dhe çështjet mjedisore. Sipas tij, investimet nuk po sjellin përfitime për qytetarët, ndërsa akuzoi qeverinë se po favorizon interesa të ngushta në dëm të publikut.
Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, duke theksuar se vetëm përmes reagimit qytetar mund të kërkohet ndryshimi i situatës dhe adresimi i problemeve që, sipas tij, po përballon vendi.
"Blendi Gonxhja është ankuar dhe tha se koncertin e dëbuam ne, një ministër i dshtuar dhe unë i them nuk na përfaqëson. Jo vetëm që nuk na përfaqëson por je një nga ministrat më të turpshëm sepse je përpjekur të hedhësh në shesh dështumet tuaja. Blendi Gonxhja nuk ka pasur shtyllë kurrizore e të dalë e të thotë gabova, ju jeni zvarranikë sespe gjeni kauzën e parë për të hequr përgjegjësinë nga vetja.
Blendi Gonxhj merre përgjegjësinë e thuaj se I more ato para dhe i përdore sepse t’u deshën dhe jo se ashtu deshte populli në shesh. Ju kërkoni sesi të rrisni milionat, Shqipëria ju duket perlë, pushimet i bëni aty ku është më shtrenjtë dhe vendosni gardhin, shqiptarët e bëjnë aty ku derdhen ujërat e zeza. Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës dhe kur shkon te kutia e votimit sepse nuk ka liri mendimi mendon se këta e gënjejnë ata e kërënojnë.
Na keni sabotuar në turizëm, na keni dështuar në mjedis dhe Shqipëria po shpopullohet.
Fshatrat janë shpopulluar dhe nuk konsumohet as energji asgjë. Shqiptari mesatar e mat çdo gjë para se ta shpenzojë. Ne nuk jemi kundër investimeve, por kundër atyre që nuk na japin asgjë mbrapsh, jemi kundër investimeve që na vendosin gardhin. Duam që Shqipëria të jetë e zhvilluar, por jo sipas jush për xhepat tuaj. Vetë ju u thoni banorëve investoni e pastaj i shembni, ju nuk bëni as gjërat bazë për turistët, Saranda dhe Vlora janë pa energji, digjet landfilli sespe I dimë sesi janë bërë lekët e inceneratorëve. Si mund të keni turizëm kur qytetet janë pa ujë. Jemi gënjyer dhe është krijuar status quo-ja që politikanët gënjejnë ndaj kam një mesazh: Ejani në protestë, bëhuni shpresë", tha ia.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksidenti tragjik te Unaza e Madhe, ja momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi

“Kemi triumfuar 53-0 ndaj pushtetit”/ Aktivisti sjell pankartën e veçantë: Kanë zgjedhur të humbasin legjitimitetin, nuk kanë asnjë sukse...

EMRAT/ Aksidenti në afërsi të Saukut, policia: Dy personat që udhëtonin në kamionin ishin shtetas të huaj

FOTOLAJM/ Sherri mes fqinjëve në Tropojë, 60-vjeçari përfundon te Trauma në Tiranë

Protesta hyn në ditën e 53-të, qytetarët rikthehen në shesh me të njëjtat kërkesa

Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia

'Paketa e Maleve', skemë për pastrimin e parave të drogës'/ Eksperti: Territori po përdoret me lejen e Ramës

Zjarr në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët





