Dita e 56 revoltës kundër qeverisë, qytetarët mesazh për Ramën në bulevard: “I pabesë”

Protesta e përnatshme kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 56-të, me mijëra qytetarë që u mblodhën në Tiranë duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.
Gjatë marshimit në bulevardin kryesor të kryeqytetit, protestuesit lanë edhe këtë herë një mesazh simbolik drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në pllakat e bulevardit u shkrua shprehja “I pabesë”, si një akuzë politike ndaj kreut të qeverisë, pasi ky i fundit ‘i kërkoi besën’.
Mesazhi vjen pas debateve të fundit rreth konceptit të “Besës”, të prezantuar nga kryeministri Rama, të cilin protestuesit e kanë kundërshtuar duke pretenduar se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve.
Marshimi u zhvillua në atmosferën e thirrjeve kundër qeverisë, ndërsa organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim me kërkesën për ndryshime të thella politike.
Lexo edhe
AKTUALITET
“SPAK hetoni Ramën”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Zjarr në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari/ I riu i nënshtrohet operacionit, vëllai i tij: S’e di si ka ndodhur

Tragjedia në Roskovec/ Xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Shembet një masiv shkëmbor në aksin Burrel-Klos, vështirësi në qarkullim

Dita e 56-të e protestës/ Qytetari: Besa është e popullit dhe jo e atyre që e tradhtuan

“Besa nuk është për ty o mashtrues"/ Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit





