Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Ditën e enjte të gjithë para Kuvendit”/ Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

P
Piranjat21 July 2026, 20:39 · 2 min lexim
“Ditën e enjte të gjithë para Kuvendit”/ Aktivisti:

Aktivisti: Protesta vazhdon të marrë mbështetje ndërkombëtare sot në ditën e 52-të të saj. Balla thotë se po shuhet protesta, po ku mo derdimen? Kur mediat ndërkombëtare shkruajnë, ku mbështetet nga diaspora dhe nga miliona njerëz. Këto ditë ka pasur një deklaratë të fortë nga një europarlamentar gjerman që akuzonte drejtpërdrejt kryeministrin Rama për pastrim parash nëpërmjet familjes ë tij. Ai deklaronte se Rama vodhi zgjedhjet dhe po pastron paraë e pista nëpërmjet familjarëve.  

Thirrja që bëjmë ne është ku je o SPAK, të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga SPAK. Durimi ka një kufi. SPAK të hapësh hetimet për kryeministrin shqiptar, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne. 

Kam një falënderim për të gjithë qytetarët shqiptarë që vinë këtu në protestë, marrin furgona, autobusë dhe vijnë këtu. Vijnë nga jugu në veri. Besojnë se ditë më të mira do vijnë për shqiptarët, besojnë se ata emigrantë do vijnë këtu, besojnë për shëndetësi dhe arsim, për vende pune këtu, besojnë në zgjedhje të lira dhe në demokraci. Ndaj i falënderoj ata që marrin përditë rrugë dhe vijnë këtu e janë me ne përditë. 

Mos harroni se ditën e enjte në orën 08:00 të mëngjesit fillon grumbullimi para Kuvendit për t’i treguar kësaj klase të inkriminuar politike se nuk na përfaqëson. Rama në burg, Berisha në burg! Nuk na përfaqësojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.