Divjaka në këmbë kundër 'Territorjales' ! Dita e gjashtë e protestës kundër shkrirjes së bashkisë

Banorët e Divjakës janë ngritur sërish në protestën e gjashtë radhazi, duke shprehur kundërshtimin e tyre të fortë ndaj propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Divjakë dhe bashkimin e saj me atë të Lushnjes.
Në tubimin e djeshëm, qytetarët u shprehën të vendosur për të mos lejuar këtë ndryshim administrativo-territorial dhe kërkuan angazhimin e drejtpërdrejtë të të gjithë deputetëve të zonës, pavarësisht krahut politik, për të mbrojtur interesat e komunitetit të tyre.
Mësohet se, banorët kërkuan që deputetët e votuar nga qytetarët, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta, të ngrihen në mbrojtje të Divjakës dhe të pengojnë kalimin e këtij projektligji. Protestuesit paralajmëruan se tubimet dhe mosbindja ndaj këtij projekti do të vazhdojnë çdo ditë deri në tërheqjen përfundimtare të qeverisë nga plani për bashkimin me Lushnjen.
Lexo edhe
AKTUALITET
Projekti “Smart City”/ Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Dy vatra zjarri vijojnë të mbahen nën monitorim në qarkun e Elbasanit/ Situata më problematike në Malin e Dardhës

Dinamika të reja në vrasjen e shtetases britanike/ Autori i dyshuar deklaron se ka bashkëpunuar me një të moshuar për të asgjësuar trupin...

Shuhet pas 5 orësh zjarri në Malin e Gjerë/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre

Akuzohet për tre vrasje, ekstradohet në Shqipëri Sokol Hoxha. Si u arratis për 30 vite?

Kursi i këmbimit valutor/ Sa blihet dhe shitet dollari, euroja dhe monedhat e tjera

Flakët në masivin pyjor të Lofkendit dalin jashtë kontrollit, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter

INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore





