Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

Divorcet vonohen në gjykatën e Durrësit, qindra persona presin për zgjidhje martese, avokatët: Një alternativë duhet të jetë ndërmjetësimi

P
Piranjat12 April 2026, 12:51 · 3 min lexim
Divorcet vonohen në gjykatën e Durrësit, qindra persona presin

Mbingarkesa në Gjykatën e Durrësit po cenon cilësinë e drejtësisë dhe po zvarrit zgjidhjen e çështjeve për qytetarët. Mes mijëra dosjeve në pritje, në Durrës e Apel, ka dhe qindra për zgjidhje martese, të cilat shpesh zgjasin për vite të tëra.

“Koha nga momenti i dorëzimit të padisë deri në zbardhjen e vendimit dhe që ai të marrë formën e prerë, të paktën për fëmijët, është një boshllëk i madh që nuk mund të zgjidhet në momentin që shkon padia, ose që ligjvënësi duhet ta shohë që ta zgjidhë këtë problem, por me ndërmjetësim kjo mund të zgjidhet shumë shpejt”, tha avokatja Merita Dakavelli.

Vetëm vitin e kaluar u regjistruan në Gjykatën e Durrësit 685 kërkesa për zgjidhje martese. E ndërsa presin të mbyllin një kapitull të jetës, shumë qytetarë përballen me vonesa dhe vështirësi. Për të tjerë mbetet ende tabu të flasin për to.

“Besoj që gjykatat i sorrollasin. Nuk e di për çfarë arsye, ndoshta…”, thonë qytetarët.

Ndërkohë, ndërmjetësimi shihet si një rrugë më e shpejtë dhe efikase për zgjidhjen e divorceve, kur ka dakordësi mes palëve. Por në praktikë, kjo alternativë nuk pranohet njësoj nga të gjithë gjyqtarët. Disa e mbështesin si zgjidhje, ndërsa të tjerë vijojnë t’i mbajnë çështjet brenda procedurave të gjata gjyqësore.

“Ka mendime të ndryshme dhe nuk kemi ende një ndryshim në Kodin e Familjes që kjo të mos jetë e interpretueshme nga vetë gjyqtarët, por të pranohet si alternativë tjetër për zgjidhjen e martesës”, tha avokatja Merita Dakavelli.

Ligji shpesh është i ngurtë dhe nuk ofron zgjidhje të shpejta, duke sjellë kosto, lodhje dhe konflikte të reja mes çiftit, që mbi të gjitha cenojnë jetën e fëmijëve. E ndërsa zgjidhjet ekzistojnë, por nuk zbatohen njësoj, për qytetarët, marrja e drejtësisë kushton dhe mbetet peng i gjyqësorit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.