Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Rreth 80 milion lekë të reja apo përafërsisht 1 milionë euro ka paguar bashkia e Tiranës për depozitimin e mbetjeve në inceneratorin inekzistent në Sharrë. Nga të dhënat e thesarit, rezulton se katër ditë më parë, në 13 maj, Anuela Ristani ka firmosur rreth 1 milionë euro pagesa për djegësin fantazmë të Tiranës. Pagesat janë kryer për depozitimin e mbetjeve në landfill për muajin mars të vitit 2026.
Pagesa prej rreth 1 milionë eurosh për muajin mars, pason dy pagesa të tjera që bashkia e Tiranës ka kryer në muajin prill dhe shkurt me vlerë totale prej 1.5 milionë eurosh për djegësin fantazmë të kryeqytetit. Ndonëse kompania Integrated Energy, vijon të jetë nën sekuestro nga SPAK, bashkia e kryeqyteti kryen pagesat për llogari të kësaj shoqërie me të vlerën e 29 euro për ton për depozitimin e mbetjeve urbane.
Por duket se kryerja e pagesave të majme për kompaninë Integrated Energy që është nën sekuestro nga SPAK, nuk do të ndalet. Vetëm pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama firmosi shtyrjen e afateve të lejesë së ndërtimit për inceneratorin e sharrës. Konkretisht, vendimi është marrë në 30 mars të këtij viti, ku në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit, ka miratuar vendimin nr. 32, me objekt “Shtyrjen e afatit të lejes për objektin: Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, faza I”, e cila është miratuar paraprakisht në Maj 2019. Për momentin, është e paqartë se cili është qëllimi i shtyrjes së lejes së ndërtimit të inceneratorit. Megjithatë, ky vendim ngre dyshime se qeveria edhe pse është kapur në flagrancë me abuzimin prej qindra milionë eurosh të inceneratorit të Tiranës, po tenton të shtyjë edhe më tej projektin e djegësit.
Deri më sot, vetëm bashkitë e qarkut Tiranë, kanë paguar plotë 9.6 miliardë lekë për djegësin e Tiranës, apo më shumë se 100 milionë euro. Pa llogaritur këtu edhe dhjetërëa milionë euro të tjera, që kompania Integrared Energy bv ka marrë nga subjektet private në kryeqytet, që kanë depozituar dherat e gropave të pllateve në landfillin e Sharrës. Afera e djegësit të Tiranës vijon të jetë në SPAK, por ende nuk është finalizuar. /syri/
Gëzim Pasho është drejtuesi i mjetit i cili dyshonte se makinës së tij i ishte vendosur eksploziv por në fakt u gjet vetëm nj...
Rreth orës 09.00 të datës 17.05.2026, në lagjen nr. 18, Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, në gomë...
Struktura e Antiterrorit nga Tirana mësohet se ka mbërritur prej disa ditësh në Gjirokastër, në kuadër të verifikimeve l...
Mëngjesin e kësaj të diele, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në burgun e Lushnjës dhe atë të Elbasanit. Kont...
Nga Ola Xama Durrës Yacht Marina u prezantua fillimisht si një nga investimet më të mëdha të huaja që do të realizohesh...
Era e fortë dhe reshjet intensive kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit të Durrësit, duke krijuar vështirësi...
Kamerat e sigurisë kanë zbuluar itenerarin e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz mesditën e së shtu...
Lagjja 18 në Korçë është rrethuar nga forcat e rendit pas dyshimeve për një mjet të dyshimtë të parkuar n&eu...
Këto janë pamjet nga momenti kur 44-vjeçari i dehur në Durrës përplas me makinë mjetin e patrullës së policis&eum...
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në aksin rrugor Gramsh-Kukur, një segment problematik prej vitesh p...