Djegia e kompleksit "Arlis"/ Vendosen sot në 11:00 masat për inxhinierin, kontraktorin dhe administratorin e pallatit

Sot në orën 11:00 pritet të jepen masat për personat e përfshirë në ngjarjen e zjarrit në kompleksin “Arlis” në Tiranë, ku një pallat pranë QSUT-së u përfshi nga flakët duke shkaktuar shkrumbimin e plotë të tij.
Para gjykatës do të dalin disa prej personave që lidhen me ndërtimin dhe administrimin e godinës.
Mes tyre janë inxhinieri i kompanisë, Enver Ademi, kontraktori që ka realizuar fasadën, Altin Furtuna, menaxherja e një marketi në pallat, Razie Sula, si dhe administratori i objektit, Agron Cara.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara. Hetimet janë në vijim për të sqaruar rolin e secilit prej të përfshirëve.
Seanca pritet të përcaktojë nëse ndaj tyre do të vendosen masa sigurie, ndërsa banorët e pallatit vijojnë të përballen me pasojat e zjarrit.
Lexo edhe
AKTUALITET
SPAK kërkon 10 vite burg për Ervis Berberi: T’i konfiskohen edhe pasuritë

Babai i 19-vjeçares shqiptare që u gjet e vdekur në Greqi, bën akuzën e fortë: U ngacmua seksualisht...

Kush ishte Miklovan Dakaj, historia e shqiptarit që u gjet i copëtuar në rezervuar!

Trafikuan 7.5 ton kokainë, dalin para GJKKO 3 të arrestuar, Jetmir Pepa ende në kërkim

Avokati Altin Goxhaj rrëfen tmerrin: Policët na rrëmbyen dhe na bënë duart plagë

VIDEO/ Lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete, kapet 23-vjeçari

Kapen 8 kilogramë kanabis, arrestohet 30-vjeçari! E kishte fshehur në një banesë të pabanuar

“Fasada digjej si letër”/ Zjarri në pallatin te Farmacia 10, BIRN: Lejimi i materialeve të djegshme e kanë kthyer qytetin në një ‘fushë t...





