Do të bënin vrasje, dalin fotot e dy prej të arrestuarve

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e pesë të rinjve në Sarandë, të cilët dyshohet se ishin nisur për të kryer një atentat në zonën e fshatit Gjashtë.
Sipas burimeve paraprake, të pesë të rinjtë e ndaluar kanë precedentë penalë, kryesisht për vepra që lidhen me narkotikët. Hetuesit kanë dyshime të forta se objektivi i tyre ishte ekzekutimi i një personi në Sarandë.
Pas arrestimit, të dyshuarit janë marrë në pyetje, por kanë zgjedhur të mos japin asnjë deklaratë para hetuesve.
Nga informacionet paraprake mësohet se ata udhëtonin me dy automjete të ndryshme. Në momentin kur kishin ndaluar, dy prej tyre, të identifikuar si Moriseni dhe Kaja, (personat në foto) dyshohet se po kontrollonin armët që mbanin me vete, kur forcat e policisë ndërhynë dhe i vunë në pranga.
Po ashtu, Vonis Poka 31 vjeç, Vitrin Hoxha 20 vjeç dhe Franko Bobja 21 vjeç, janë vënë në pranga për moskallëzim krimi.
Burimet bëjnë me dije se grupi u kap në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u ekzekutua në lokalin e tij në zonën e Qafë Gjashtës në muajin maj të këtij viti.
Grupi hetimor po verifikon nëse prania e tyre në atë zonë lidhej me këtë ngjarje apo me një objektiv tjetër, ndërsa mungesa e deklarimeve nga të arrestuarit e bën edhe më të vështirë zbardhjen e plotë të qëllimit të lëvizjeve të tyre.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksion në Vlorë, shemben ndërtimet mbi kanalet kulluese

Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

Aksident në aksin Fushë Arrëz–Bajram Curri/ Plagoset drejtuesi i motorit, transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

EMRAT+ VIDEO/ Do të kryenin vrasje, kush janë "killerat" që u kapën në Sarandë

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Francës për ekstradimin e Ermal Beqirit





