Do të pastronte 18.3 milionë euro të mafies italiane, GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin

Gjykata e Posaçme ka shpallur dënimin për biznesmenin Rezart Taçi, duke e dënuar me 11 vite burg për akuzën e pastrimit të parave në bashkëpunim me mafien italiane, Cosa Nostra.
SPAK kishte kërkuar 13 vite burgim, ndërsa prokurori Klodian Braho në fjalën e tij kërkoi gjithashtu konfiskimin e mbi 18 milionë eurove të depozituara në një bankë në Tiranë, të cilat do të shpërndaheshin në llogari në Hong Kong dhe Singapor.
Në këtë skemë të pastrimit të parave, të hetuar nga SPAK, rezultuan të implikuar edhe Francesco Zummo, i akuzuar në Itali për favorizimin e Cosa Nostras, si dhe Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli.
Nga kjo aferë, dyshohet se Taçi do të përfitonte rreth 3 milionë euro, ndërsa paratë u tentuan të legjitimohej si investim në fushën e hidrokarbureve.
SPAK paraqiti si provë edhe një draft-marrëveshje për shumën e 18 milionë eurove, e cila do të jepej si hua me interes 5%.
Transaksionet u ndërprenë pas ndërhyrjes së SPAK, duke çuar në bllokimin dhe konfiskimin e shumës monetare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

Kundërshtoi zgjedhjen e Joni Ketës në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon padinë e Gentian Ndoit

I dënuar me 8 vite burg për drogë, grabitje dhe sulme, shqiptari i rrezikshëm dëbohet me urgjencë nga Italia!

Flakët përfshijnë Përroin e Zharrëzës, banorët e zonës në alarm

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, një i plagosur

E rëndë në Vlorë! Kishte dalë shëtitje me gjyshërit, pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Largohet Esmeralda Bardhyli nga Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit, ja kush e zëvendëson





