AKTUALITET

“Do të shohë tendera tmerrësisht të shtrenjtë, premtime bosh”/ Auron Tare ironizon “Pasqyrën” e Ramës me rrëfenjën e Nastradinit: Kujdes, se mos na tregon realitetin!

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shtator 2026, 12:42

“Do të shohë tendera tmerrësisht të shtrenjtë,

Studiuesi dhe aktivisti Auron Tare ka reaguar me tone ironike ndaj platformës së re të quajtur “Pasqyra”, duke e lidhur atë me një prej rrëfenjave të njohura të Mulla Nastradinit. Në një shkrim të tij, Tare sjell në vëmendje historinë e Nastradinit, i cili gjen një pasqyrë dhe, pasi sheh fytyrën e tij, arrin në përfundimin se dikush e ka hedhur atë tutje sepse nuk i pëlqente ajo që tregonte.

Nga kjo histori, Tare ndërton një metaforë për realitetin shqiptar dhe mënyrën se si institucionet përballen me problemet e vendit. Ai ironizon faktin se “Pasqyra” shqiptare prezantohet si një platformë moderne që do të shohë, dëgjojë, kontrollojë dhe ndihmojë në zgjidhjen e problematikave. Sipas Tares, problemi qëndron pikërisht te ajo që mund të tregojë kjo “pasqyrë” nëse vendoset përballë realitetit. “Çfarë do të ndodhë nëse Pasqyra fillon të tregojë gjëra që nuk na pëlqejnë?”, është pyetja që ngre ai.

Tare sjell si shembuj ndërtimet pa leje, pyjet e djegura, lumenjtë e tharë, betonizimin e bregdetit dhe tenderat e koncesionet, duke argumentuar se këto probleme nuk kanë qenë të padukshme për shqiptarët.

REAGIMI I TARES
Pasqyra MAGJIKE “Made in Albania”
Filozofi i famshëm sufi, Idriz Shah, në përmbledhjen e korpusit të tij me tregime të marra nga rrëfenjat e Mulla Nastradinit, ka edhe një rrëfenjë shumë të shkurtër, por mjaft kuptimplotë. E titulluar “Pasqyra”.
Idriz Shah shkruan se kur Nastradini i njohur po ecte dikur i vetëm në një rrugë të shkretë, përpara këmbëve vuri re një send që shkëlqente anës rrugës.
Nasrudini u përkul dhe e mori.
Ishte një send i çuditshëm, i lëmuar dhe i ndritshëm. Mullai i famshëm nuk kishte parë kurrë më parë një pasqyrë. Pasi e mbajti në dorë, e ngriti përpara dhe menjëherë iu shfaq një fytyrë që e shikonte.
Nasrudini u step. E afroi sendin më pranë. Fytyra iu afrua. E largoi. Edhe fytyra u largua.
Nastradini e vështroi gjatë.
Ajo që ndodhej përballë tij nuk i pëlqeu aspak. Një fytyrë e çuditshme i dukej e shemtuar dhe madje, sa më gjatë e shikonte, aq më pak i pëlqente.
Më në fund, Nastradini e kuptoi, sipas mënyrës së tij, të gjithë misterin.
Ah! – tha ai. Tani e mora vesh përse dikush e ka hedhur këtë gjë tutje, anës rrugës, si të pavlerë.
Duhet të ketë qenë diçka vërtet e pakëndshme të shikoje këtë send që nuk thotë të vërtetën dhe, i lumtur që e kishte flakur tutje, vazhdoi rrugën e tij.
Nasrudini, siç dihet, ishte një njeri i mençur.
Ose, të paktën, aq i mençur sa të kuptonte se kishte disa gjëra që nuk ia vlen t’i mbash në shtëpi. Sidomos kur ato të tregojnë fytyrën tënde të vërtetë.
E gjitha kjo histori e Idriz Shahut m’u kujtua teksa përshkoja rrugën gjarpëruese anës Vjosës këtë fillim shtatori dhe dëgjoja spikeren e radios zyrtare që fliste plot pasion mbi një platformë të re me emrin “Pasqyra”.
Spikerja fliste mbi një pasqyrë moderne. Një pasqyrë dixhitale. Një pasqyrë e pajisur, natyrisht, edhe me platformë. Sepse në Shqipëri, edhe pasqyrat, përpara se të tregojnë fytyrën, duhet të kenë platformë.
Por kjo Pasqyrë “Made in Albania”, në kundërshti me atë të Nastradinit të famshëm, do të shohë, do të dëgjojë, do të kontrollojë, do të ndihmojë. Madje, do të zgjidhë edhe halle.
Sigurisht, është një pasqyrë magjike.
Me pak fjalë, do të bëjë të gjitha ato që nuk kanë mundur t’i bëjnë për tridhjetë e kusur vjet institucionet, ligjet, administrata, inspektoratet, ministritë, satelitët dhe gjithë ai numër i nderuar zyrtarësh që jeton prej kohësh nën kujdesin e Shtetit.
Dhe kjo, duhet pranuar, është një arritje. Sepse deri më sot kishim vetëm Shtetin, tani do të kemi edhe pasqyrën.
Mirëpo, me futjen e “Pasqyrës” në hallet tona, na lind një problem i vogël.
Çfarë do të ndodhë nëse Pasqyra fillon të tregojë gjëra që nuk na pëlqejnë?
Sepse pasqyrat, ndryshe nga spikeret, nuk kanë zakon të lexojnë tekstin që u jepet.
Nëse vendos një Pasqyrë përpara një pallati të paligjshëm që ngrihet buzë detit, të cilin as satelitët tanë të famshëm nuk e kanë parë dot, ajo e shkretë pasqyrë nuk sheh një “investim strategjik”.
Ajo shikon një pallat pa leje që sfidon Shtetin.
Nëse Pasqyrën tonë e vendos përballë një pylli të djegur, ajo e shkretë nuk sheh “zhvillim”, por sheh premtime boshe që nuk mundën të sigurojnë dot një kovë me ujë, jo më një avion.
Nëse e çon përpara një rruge të “përfunduar”, ajo nuk sheh “infrastrukturë në transformim”, por sheh tendera tmerrësisht të shtrenjtë.
E nëse dikush do të donte ta vendoste “Pasqyrën” përballë Shtetit? Apo, larg qoftë, përballë Parlamentit?
Atëherë kjo punë mund të bëhet vërtet interesante dhe kushedi se çfarë mynxyre do të shikonte Pasqyra jonë Magjike.
Por mendoj unë, modestisht, problemi i madh i shqiptarëve, në të vërtetë, nuk ka qenë kurrë mungesa e pasqyrave.
Problemi nuk ka qenë se nuk kemi parë ç’bëhet në këtë vendin tonë të vogël.
Përkundrazi. Kemi parë shumë.
Kemi parë pallate që rriten aty ku ligji thoshte se nuk mund të ndërtohej asgjë.
Kemi parë pyje që digjen, lumenj që thahen, bregdet që betonizohet dhe prona publike që bëhen papritur private.
Kemi parë tendera. Kemi parë koncesione.Kemi parë premtime.
Kemi parë edhe satelitë që, çuditërisht, shohin gjithçka… përveç asaj që do të donim të shihnin.
Por halli ka qenë se, sa herë kemi parë diçka që nuk na ka pëlqyer, kemi vepruar si Nastradini me Pasqyrën.
“Nuk kemi dashur të shohim një fytyrë të shëmtuar të realitetit!”
E pastaj kemi flakur pasqyrën dhe kemi vazhduar rrugën tonë.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës