Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

“Do t’ju rikthejmë lekët”/ Si funksiononte skema e mashtrimit me ‘Call-Center” që çoi në gjyq tre persona

P
Piranjat 5 August 2026, 14:06 · 3 min lexim
“Do t’ju rikthejmë lekët”/ Si funksiononte skema e

Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, të publikuar nga gazetarja Anila Hoxha, dalin detaje të reja nga hetimi ndaj tre personave të akuzuar për një skemë mashtrimi përmes një “call center”-i në zonën e Selitës, ku dyshohet se kontaktoheshin shtetas të huaj me premtimin për rikthimin e parave të humbura nga investimet online.

Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin në gjyq të Klaudio Sulejmenit dhe Franko Karemanit, të akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, si dhe Eriglen Arapit, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”.

Sipas hetimeve të prokurorit Bledar Valikaj, aktiviteti dyshohet se zhvillohej në një ambient në rrugën “Zalli”, Selitë, ku më 10 nëntor 2025 policia ushtroi kontroll pas informacioneve operative për një call center të dyshuar si të paligjshëm.

Në ambient u gjetën disa persona të ulur në poste pune të përshtatura si zyra, me kompjutera dhe pajisje elektronike. Gjatë kontrollit u sekuestruan 9 njësi qendrore kompjuterike, 2 laptopë, 2 telefona celularë dhe dokumente të tjera që u administruan si prova materiale.

Nga dosja rezulton se punonjësit kontaktonin shtetas të huaj, të cilëve u premtohej rikthimi i parave të humbura nga investimet online, një proces i njohur si “Recovery”.

Sipas dëshmive të administruara nga prokuroria, agjentët merrnin fillimisht informacion nga klientët për humbjet e tyre financiare, platformat ku kishin investuar dhe kompanitë me të cilat kishin bashkëpunuar më parë. Më pas, këto raste u kaloheshin personave që prezantoheshin si ekspertë për të vijuar komunikimin dhe për të bindur klientët për rikthimin e fondeve.

Në dosje, një nga punonjëset e gjetura në ambient ka deklaruar se procesi i punës i ishte shpjeguar nga Klaudio Sulejmeni dhe Franko Karemani. Ajo ka pohuar se detyra e saj ishte të kontaktonte klientët, të mblidhte informacion mbi situatën e tyre dhe më pas t’ua kalonte rastet dy të dyshuarve.

Sipas hetimeve, Klaudio Sulejmeni dyshohet se organizonte punën në ambient dhe koordinonte procesin, ndërsa Franko Karemani dyshohet se kishte rol në vijimin e komunikimeve me klientët.

Në lidhje me Eriglen Arapin, prokuroria pretendon se ai kishte dijeni për natyrën e aktivitetit dhe nuk e kishte kallëzuar atë. Në deklarimet e tij, ai ka mohuar të ketë pasur rol në aktivitet, duke pretenduar se kishte shkuar në ambient vetëm për të takuar Sulejmenin.

Procedimi penal ndaj tre personave është regjistruar nga Prokuroria e Tiranës pas referimit të policisë gjyqësore, ndërsa tashmë çështja do të shqyrtohet nga gjykata. Sipas ligjit, të pandehurit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.