Doganierët grekë pezullojnë punën në 4 pika kalimi kufitare me Shqipërinë

Për 4 orë me radhë në Pikat e Kalimeve Kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë puna u pezullua këtë të hënë, për shkak të protestës së lajmëruar nga doganierët e shtetit fqinj.
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit njoftoi se në pikat doganore të Kakavijës në Gjirokastër dhe Tre Urat në Përmet, lëvizja e automjeteve nga të dyja shtetet u pezullua që prej orës 7:00 dhe pritet të zgjasë deri 11:00, me orën shqiptare.
Nga ana tjetër, në dy pikat e tjera kufitare, atë të Kapshticës në Devoll dhe në Qafë-Botë pezullimi i hyrje daljeve nisi prej orës 05:00 të mëngjesit dhe vijoi deri në orën 09:00. Ndërkohë, sipas informacionit të përcjellë nga Policia Kufitare e Janinës, u lejuan të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore, si ambulancat.
Protesta është organizuar nga Sindikata e Punonjësve të Doganave Greke, të cilët kërkojnë shtim të personelit, përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagave, si edhe zbatimin e angazhimeve të marra nga qeveria greke për administratën publike. Doganierët kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protestat mund të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Pula në burg! Është fabrikë e ‘armëve’”/ 58 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, protestuesit ironi me pankarta

Bllokim i nyjeve kyçe! Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku do të vendosen

“Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë

Përfshihet nga zjarri kodra në hyrje të Ksamilit, flakët pranë një resorti

Parashikimi i motit për sot, 27 korrik 2026

“Viti 2025 ndër më problematikët e dekadës së fundit”, raporti i AKM: Zjarri “shkrumboi” Shqipërinë, u përfshinë nga flakët 33 mijë ha si...

E pazakontë/ Trafikanti i drogës shmang dëbimin në Shqipëri, pasi vajza e tij vuan nga urinimi në shtrat

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga





