AKTUALITET

Dokumenti i Sigurimit për Ibrahim Rugovën në vitin 1974: “Fliste pak, admironte rendin në Shqipëri dhe bleu vetëm ‘Kapitalin’ e Marksit”

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Gusht 2026, 08:00

Dokumenti i Sigurimit për Ibrahim Rugovën në vitin 1974:

Një dokument i hartuar nga Sigurimi i Shtetit më 11 qershor 1974 hedh dritë mbi mënyrën se si regjimi komunist monitoronte çdo kontakt me intelektualët shqiptarë nga Kosova.

Raporti, me titull “Mbi vizitën e studiuesve kosovarë në vendin tonë”, përshkruan në detaje vizitën në Shqipëri, nga 27 maji deri më 7 qershor 1974, të dy studiuesve të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Ali Aliu dhe Ibrahim Rugova.

Dokumenti është hartuar dhe firmosur nga dy shoqëruesit e delegacionit, Hamid Foriçi dhe Jorgo Bulo, të cilët gjatë gjithë raportit përshkruajnë bisedat, sjelljen, interesat dhe qëndrimet e dy studiuesve, duke i analizuar ato në prizmin ideologjik të regjimit komunist.

Ali Aliu, pedagog në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, dhe Ibrahim Rugova, punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, kishin ardhur me ftesë të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë për të marrë pjesë në një simpozium kushtuar letërsisë shqipe për fëmijë. Gjatë qëndrimit vizituan Tiranën, Vlorën, Fierin, Gjirokastrën, Sarandën, Durrësin, Elbasanin dhe Korçën.

Nën vëzhgimin e Sigurimit

Raporti analizon pothuajse çdo sjellje të dy studiuesve.

Sipas autorëve, Ali Aliu shfaqej aktiv, bënte vazhdimisht pyetje dhe tregonte interes për objektet që vizitonte. Për Ibrahim Rugovën, vlerësimi është krejt tjetër. Ai përshkruhet si “njeri që fliste pak, i menduar”, ndërsa zakonisht miratonte ose plotësonte mendimet e Ali Aliut.

Dokumenti ndalet edhe në disa episode konkrete. Në një bisedë në Tiranë, Ali Aliu vlerësoi fletë-rrufenë si një formë të dobishme për edukimin e shoqërisë, ndërsa sipas raportit Rugova e mbështeti këtë mendim. Në një rast tjetër, Ali Aliu u shpreh se në Shqipëri “nuk ke frikë të dalësh lirisht ditën dhe natën”, ndërsa Rugova e ilustroi këtë krahasim me përvojën e tij personale, duke thënë se në Kosovë ishte i detyruar të shoqëronte dhe të priste të fejuarën sa herë ajo shkonte në fakultet.

Një nga pjesët më domethënëse të raportit lidhet me analizën politike që Sigurimi i bën bisedave me delegacionin.

Autorët arrijnë në përfundimin se inteligjenca shqiptare e Kosovës ushqente “dashuri e konsideratë të lartë për Titon”, duke shtuar se ata e konsideronin udhëheqësin jugosllav si garant të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Kosovë.

Raporti citon edhe një deklaratë që i atribuohet Ibrahim Rugovës lidhur me emigracionin ekonomik, ku ai shprehet se shumë kosovarë punonin në Gjermani dhe Austri, fitonin të ardhura dhe më pas ktheheshin për të përmirësuar kushtet ekonomike të familjeve të tyre, ndërsa disa vendosnin të mos riktheheshin më.

Debatet mbi letërsinë

Një pjesë e raportit i kushtohet diskutimeve mbi letërsinë shqiptare.

Sipas dokumentit, Ali Aliu kishte shprehur mendimin se në periodizimin e letërsisë shqipe nuk duhej vendosur në qendër Lufta Nacionalçlirimtare, por zhvillimi historik i saj. Autorët e raportit e konsiderojnë këtë një qëndrim të gabuar dhe e lidhin me pikëpamjet e Rexhep Qoses.

Në një tjetër episod përmendet debati për romanin “Tuneli” të Koço Bihikut, ku raporti evidenton se vetëm Rexhep Hoxha mbrojti kritikën ndaj romanit, ndërsa pjesa tjetër e delegacionit nuk reagoi.

Vizita në Korçë dhe interesi për Dritëro Agollin

Gjatë qëndrimit në Korçë, sipas raportit, Ibrahim Rugova kërkoi të takonte ish-mësuesin e tij Dhorka, ndërsa shfaqi interes edhe për shkrimtarin Sotir Andoni.

Po ashtu, ai kërkoi të vizitonte Bilishtin dhe zonën e Prespës, duke u shprehur se donte të njihte “plepat e Bilishtit për të cilat ka shkruar aq bukur Dritëro Agolli”. Autorët shënojnë se gjatë udhëtimit Rugova vështronte me interes fshatrat dhe peizazhin e zonës, por fliste shumë pak, duke bërë vetëm komente të shkurtra për bukurinë e fshatrave.

Edhe librat që blenë studiuesit regjistrohen me imtësi.

Sipas raportit, Ibrahim Rugova nuk bleu asnjë libër për fëmijë dhe nuk tregoi interes të madh për botimet shqiptare, me përjashtim të një vëllimi të “Kapitalit” të Karl Marksit.

Ndërkohë Ali Aliu bleu një numër të madh librash për letërsinë për fëmijë dhe për letërsinë artistike, madje në disa raste nga dy ose tre kopje të së njëjtës vepër. Raporti shënon se 11 pako me libra, me peshë mbi 20 kilogramë, iu dërguan me postë në Kosovë, ndërsa një pjesë tjetër u nis me mikrobusin e shtëpisë botuese “Rilindja”.

Megjithëse kishin ardhur në Shqipëri për simpoziumin e letërsisë për fëmijë, autorët e raportit vërejnë se as Rugova dhe as Ali Aliu nuk treguan interes të veçantë për punimet e tij. Ata kërkuan vetëm nga një kopje të referateve dhe kumtesave, ndërsa një ditë para largimit, pas një vërejtjeje nga organizatorët, u zhvillua një bisedë për simpoziumin dhe letërsinë shqiptare për fëmijë. Sipas raportit, të dy lanë të kuptohej një pakënaqësi, pasi nuk ishin njoftuar me kohë për të marrë pjesë në simpozium me kumtesat e tyre.

Në përfundim, Hamid Foriçi dhe Jorgo Bulo arrijnë në konkluzionin se, veçanërisht Ali Aliu, por edhe Ibrahim Rugova, kishin si synim të krijonin kontakte sa më të gjera me intelektualët shqiptarë dhe të linin përshtypje pozitive gjatë vizitës së tyre në Shqipëri.

Raporti, i datës 11 qershor 1974, është një dëshmi e mënyrës se si Sigurimi i Shtetit monitoronte intelektualët shqiptarë nga Kosova gjatë regjimit komunist. Çdo bisedë, koment, takim, blerje librash apo vlerësim për Shqipërinë regjistrohej dhe interpretohej përmes filtrit ideologjik të kohës, duke u kthyer në material informativ për organet e Sigurimit.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës