Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Dokumenti/ Qytetari kishte fituar gjyqin, IKMT shemb banesën dy-katëshe me urdhër të Afrim Qëndros!

P
Piranjat 3 April 2026, 16:21 · 2 min lexim
Dokumenti/ Qytetari kishte fituar gjyqin, IKMT shemb banesën

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot një banesë dy-katëshe në qytetin e Vlorës në bashkëpunim me IMT, me pretendimin se pengonte lidhjen e portit detar me rrugën Transballkanike. Edhe pse ka pasur rezistencë nga ana e pronarëve, në fund shtëpia është rrafshuar me urdhër të Afrim Qëndros.

Në fotot duket dokumenti ku kryeinspektori Qendro ka firmosur vendimin e datës 2 prill të 2026-tës, teksa në lagjen “2 Maji” është konstatuar një banesë dy-katëshe pa leje ndërtimi. Pronarët kanë kundërshtuar këtë vendim të IKMT-së duke deklaruar se janë të pajisur me vërtetim pronësie dhe certifikatë pronësie, si dhe legalizim qysh prej vitit 1993-të.

Ajo që bie në sy është që vendimi është firmosur vetëm një ditë më parë dhe pa mbushur 24 orë, rruspat kanë mbërritur në shtëpinë e familjes Çuni duke e rrafshuar paraditen e sotme.

Edhe pse ligji parashikon që çdo posedues objekti duhet të lajmërohet përpara shembjes së tij, duke respektuar afatatet ligjore, në Vlorë kanë nxituar që ta hedhin në tokë pa kaluar edhe një ditë.

Dokumenti/ Qytetari kishte fituar gjyqin, IKMT shemb banesën

Burime të besueshme tregojnë për Newsbomb.al që familja Çuni e kishte çuar çështjen në gjykatë për njohjen e pronësisë, ku kishte mundur ta fitonte në Shkallën e Parë, ndërsa aktualisht ndodhet në Apel përballë Kadastrës. Edhe pse togat e zeza nuk kanë dalë me një vendim final që të prezumojë ose jo pronësinë e tyre, IKMT ka vijuar me ekzekutimin e vendimit për shembjen e objektit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.