Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit
AKTUALITET

Dorëheqja e ministres Sala/ Gazetari Stafa: E paramenduar. Korrupsioni në shëndetësi kapilar

P
Piranjat 2 September 2026, 15:58 · 2 min lexim
Dorëheqja e ministres Sala/ Gazetari Stafa: E paramenduar. Korrupsioni

Gazetari Osman Stafa, ka komentuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

I ftuar në studion e News 24, Stafa shprehet se dorëheqja e Salës ka qenë e paramenduar.

Sipas tij, Sala nuk ka qenë e sinqertë as në ikje, ndërsa shton se situata në spitale është skandaloze dhe se korrupsioni në këtë fushë është kapilar.

Gazetari Osman Stafa: Prisja që Evis Sala të ishte e sinqertë në ikjen e saj. Së paku kur të ikë të ishte e sinqertë, por nuk është e tillë. Ka qenë një dorëheqje e paramenduar. Flitet se ka pasur një përplasje mes Ramës dhe Salës. Kryeministri i ka kërkuar ministres që të firmosë çështjen e superkompanisë, gjë që nuk është pranuar nga ministrja dhe raportet e tyre janë ndërprerë. Sado unë të gënjej apo ministrja, pacientët tek Onkologjiku e dinë të vërtetën e situatës në shëndetësi.

Fondacionet kanë dhënë para për pacientët për kimioterapi dhe qeveria nuk ka bërë asgjë. Shumë medikamente mungojnë ende. Nuk mund të flasi për arritje vetëm me propagandë, sepse ka lënë gratë dhe vajzat pa ilaçe. Kemi sistem të rënë shëndetësor dhe tërësisht të korruptuar. Këta bëjnë propagandën e vdekjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.