Dosja “AKSHI”/ Apeli i Posaçëm vendos sot për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit

Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shpallë sot, vendimin për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit, një prej personave të përfshirë në dosjen e njohur si “AKSHI”.
Agasi u arrestua pas rreth tetë muajsh në arrati, gjatë një operacioni policor në zonën e Plepave në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet pas nisjes së hetimeve lidhur me dosjen.
Në momentin e arrestimit, në automjetin ku ndodhej Ergys Agasi ishte edhe Ulian Shpataraku, i cili është përmendur më herët si person i afërt me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit lidhur me masën e sigurisë ndaj Agasit, ndërsa vendimi do të përcaktojë vijimin e qëndrimit të tij nën masën e sigurisë të kërkuar nga organi i akuzës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shkrumbohet gjatë natës makina në Vlorë

‘Ergys Agasi kontrollon SHISH-in’/ Si u denoncua fillimisht skandali nga Berisha: Rrezik për NATO-n

Hetimet: Shefja e SHISH dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit

SPAK kontrolle në banesën e Ilir Prodës, aludimet për lidhjet e forta me Ergys Agasin dhe këqyrja celularit

Kontrolli i SPAK në banesën e Ilir Prodës, zbulohet se çfarë iu sekuestrua!

SPAK lëshon masë sigurie për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

SPAK urdhëron kontrolle ndaj Ilir Prodës





