Dosja “Balluku”/ BKH zbarkon në banesa e zyra

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Mësohet se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në banesa, zyra dhe ambiente të tjera, me qëllim zbatimin e urdhrave të miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake.
Kontrollet po kryhen në kërkim të provave të reja, pasi gjatë hetimeve janë ngritur dyshime për elementë të tjerë që lidhen me çështjen.
Veprimet hetimore vijnë në një kohë kur SPAK ka vendosur zgjatjen me tre muaj të hetimeve për Ballukun, e cila është ftuar të paraqitet më 31 korrik në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë, ish-ministrja ka kërkuar një datë tjetër, duke pretenduar se ka angazhime të tjera.
Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për veprat penale të dyshuara të korrupsionit, pastrimit të parave dhe shkeljes së barazisë në tendera.
Hetimi vijon, ndërsa pritet që kontrollet e kryera nga BKH të sjellin elementë të rinj në dosjen që po ndiqet nga Prokuroria e Posaçme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Temperatura të larta gjatë ditës/ Parashikimi i motit, 30 korrik 2026

Video/ Çifti bën s*ks në ballkonin e hotelit luksoz, shokohen turistët dhe banorët në Durrës

Dallgët i morën jetën në Kretë, përcillet nesër për në banesën e fundit shqiptari

'Herë me bukë, herë pa bukë'/ Nëna e të miturit me paralizë: Në bashki më thanë, pse ke dalë në protestë, fëmija nuk të bëhet më njeri...

“O milet, Rama ka siklet", protestuesit thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës: Çohuni nga gjumi





