Dosja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kujtojmë se ajo ishte në arrest shtëpie, por Gjykata e Lartë i lehtësoi masën e sigurisë, duke e lënë në detyrim paraqitje.
Karçanaj është në mesin e 8 të pandehurve për skandalin me tenderat e AKSHI-t, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues.
Ndaj tyre u ngritën akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash.
Lexo edhe
AKTUALITET
U kap duke pilotuar një avion privat mbi central bërthamor, Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ndezi zjarrin që shkrumboi 400 pemë ulliri në ‘Qafën e Vidhit’, vihet në pranga 54-vjeçari në Mallakastër

Aksident në hyrje të Lushnjës, “Benzi” përplaset me shtyllën elektrike

Pesë vite afat për Ohrin: UNESCO paralajmëron se degradimi nuk është ndalur

Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejt Greqisë, humb jetën emigranti

1 në 6 stacione plazhi me cilësi të keqe, ujërat e zeza vijojnë të derdhen në det dhe liqen

SHBA jep “dritën jeshile”, DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për kredinë 302 mln $ për mbrojtjen

Zjarr në Rriban të Mallakastrës, terreni i vështirë pengon aksionin e zjarrfikësve





