Aksidenti tragjik në Zvërnec/ Pamje nga vendngjarja ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i “N...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është ...
Një qytetar ka denoncuar për Piranjat news se një person, të cilin e identifikon si Xhejsi Selenica, publikon në rrjetet sociale vide...
Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Pll...
Moo Deng, hipopotami xhuxh nga Tajlanda që u bë një fenomen në rrjetet sociale gjatë vitit 2024, ka bërë parashikimin e saj...
Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit njoftoi të martën se sulmet iraniane kanë shkaktuar zjarre në dy zona të ndryshme t...
Po mbahet sot për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, që është shoqëruar me momente pakënaqë...
Pa kondicioner, me temperatura të larta dhe shpesh me dyer të hapura gjatë lëvizjes, ky është realiteti që përballen &...
50-vjeçari Thimjo Rubati, i plagosur pas një atentati mbrëmjen e së premtes në Sarandë, i transportuar mandej në spitalin...
Detaje nga dosja e Prokurorisë për skemën e dyshuar të përvetësimit të 69 milionë lekëve në Filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku nën hetim janë drejtoresha Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Sipas dosjes hetimore, skema është zhvilluar gjatë muajve prill-maj 2026, përmes prerjes së një serie mandat-pagesash që në dokumente rezultonin si transferta të ligjshme drejt degëve postare të Shijakut dhe Krujës.Në sistemin kontabël, këto veprime regjistroheshin si dalje fondesh nga arka e Postës Durrës dhe hyrje në arkat e dy degëve.
Megjithatë, verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit i Postës Shqiptare zbuluan se paratë nuk kishin mbërritur kurrë në degët përkatëse. Në total rezulton se janë prerë 11 mandat-pagesa me vlerë rreth 69 milionë lekë, të cilat nuk janë pasqyruar si hyrje në arkat e Shijakut dhe Krujës, duke krijuar një mungesë të pajustifikuar fondesh.
Një nga provat kryesore të Prokurorisë janë pamjet e kamerave të sigurisë. Sipas tyre, në disa raste shefja e financës Valbona Duni merrte thasë ose pako me para nga arka dhe i çonte fillimisht në zyrën e saj. Më pas, paratë kalonin në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj, e cila, sipas pamjeve, largohej nga ambientet e institucionit me çantë ose qese menjëherë pas marrjes së tyre.
Në dosje përfshihet edhe dëshmia e Valbona Dunit, e cila pranon se ka përgatitur mandat-pagesat, por pretendon se gjithçka është bërë me urdhër verbal të drejtoreshës Elisabeta Mataj. Ajo deklaron se Mataj merrte paratë, i fuste në çantën personale dhe largohej nga institucioni, me argumentin se do t'i dërgonte vetë në degët postare, pasi kompania e transportit të vlerave kishte tejkaluar numrin e rrugëve të planifikuara.
Vjedhja e mbi 700 mijë € në Postën e Durrësit, dëshmia e një prej arkëtareve: Drejtoresha fuste paratë në çantë dhe largohej!
Sipas Dunit, skema u zbulua vetëm kur Dega e Shijakut refuzoi të kryente një transfertë, duke pretenduar se Posta e Durrësit kishte ende detyrime financiare ndaj saj. Pas verifikimeve në sistem, ajo konstatoi se një pjesë e mandat-pagesave nuk figuronin në degët përkatëse dhe njoftoi drejtoreshën, e cila, sipas dëshmisë, iu përgjigj se nuk kishte dijeni për situatën.
Sipas Prokurorisë, fondet e përvetësuara ishin të destinuara për pagesën e ndihmës ekonomike dhe skemave të tjera sociale, ndërsa veprimet e dyshuara përbëjnë veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim".
DOSJA E PLOTË E PROKURORISË
Në datën 14.7.2026 është depozituar në Prokurorinë kallëzimi i subjektit "Posta Shqiptare". Në kallëzim parashtrohet se nisur nga fakti që Filiali Postës Shqiptare Durrës nuk ka vijuar me kalimin e fondeve në favor të llogarisë së Drejtorisë së Përgjithshme, duke rezultuar në diferenca negative në llogaritë kontabël të Drejtorisë së Përgjithshme të Posta Shqiptare Sh.a., ka ngritur grupin e punës me shkresën Nr.1502.Prot, Datë 09.07.2026 për kryerjen e verifikimeve përkatëse. Grupi i punës nga kontrolli në ambjentet e Filialit Durrës, Zyra qendër konstatoi se nga verifikimi i gjëndjes së arkës u konstatua se gjatë muajve Prill-Maj 2026 janë prerë mandat pagesa nga arka qendër në monedhën lekë, për llogari të Degës Postare Shijak dhe Krujë, duke kryer veprimin kontabël debi në llogarinë 186 "Lidhje të brendshme me degët" dhe në kredi të llogarisë 531 "Arka në lekë". Mandatet e mësipërme sipas të dhënave të sistemit janë të përfshira në ditarin e arkës qendër të Filialit Durrës, duke pakësuar kështu gjëndjen fizike të arkës në lekë. Vlera e këtyre mandateve duhej të bëhej hyrje në arkën në lekë të Degës Postare Shijak dhe Krujë duke shtuar kështu gjëndjen fizike të parasë në këto degë. Megjithatë nga verifikimi në sistem të ditarit analitik të arkës qendër të Degëve Shijak dhe Krujë, rezulton që këto vlera nuk janë bërë hyrje në arkat e degëve përkatëse, veprim i cili e bën të pa justifikuar daljen nga arka qendër të Filialit Durrës të vlerës rreth 69.000.000 lekë.
Referuar pamjeve filmike të administruara nga kamerat e sigurisë në ambjentet e Filialit Durrës qendër (bashkëlidhur kallëzimit), rezulton se nga ana e punonjëseve të postës lëvizjet e vlerave monetare janë kryer në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi dhe të rregullores së brendshme të Posta Shqiptare Sh.a.
Konkretisht më datë 02.04.2026 në orën 15:28 shefja e financës Valbona Duni bashkë me specialistin e financës marrin në arkë, e pranishme Paola Dana, një thes me vlera monetare i porsaardhur 1 me eskortë shoqërimi nga banka. Specialisti financës me thesin bashkë me shefen e financës Valbona Duni shkojnë në zyrën e saj. Mbas pak shefja financës Valbona Duni thesin me vlera monetare e çon në zyrën e drejtoreshës së Filialit Elisabeta Mataj. Në orën 15:39:08 Drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës Elisabeta Mataj largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen. Datës 2.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2330, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
Më datë 14.04.2026 në orën 13:06 shefja e financës Valbona Duni merr një thes me vlera monetare nga zyra e Arkës e pranishme Paola Dana dhe futet në zyrën e saj. Datës 14.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2706, vlera 10 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Krujë, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e degës Krujë e dyshuar e falsifikuar).
Më datë 15.04.2026 në orën 14:13 shefja e financës Valbona Duni merr një thes me lekë nga arka e pranishme Paola Dana dhe hyn në zyrën e saj. Në orën 14:35 shefja financës del nga zyra e saj me një çantë dore dhe largohet nga ambientet e punës. Datës 15.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2748, vlera 10 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Krujë, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e degës Krujë e dyshuar e falsifikuar).
Më datë 20.04.2026 në orën 13:39 nd/arkëtarja në prani të arkëtares Paola Dana, i jep shefes së financës Valbona Duni rreth 10 fasheta me prerje kartmonedhe 5.000 të reja në qese plastike, shefja e financës i merr dhe shkon në zyrën e saj. Datës 20.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2866, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
Më datë 24.04.2026 në orë 14:15 vjen punonjësi i shoqërimit të vlerave i "Nazerit" me dy thasë nga banka dhe i lë tek Arka, e pranishme Paola Dana. Në orën 14:18 njërin nga thasët e merr shefja e financës Valbona Duni dhe shkon tek zyra saj. Datës 24.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 3002 (vendosur me shkrim dore numri 2997), vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar)
Më datë 30.04.2026 në orën 15:08 nd/arkëtarja në prani të arkëtares Paola Dana mbush një thes me vlera dhe ia jep shefes së financës Valbona Duni e cila e merr thesin e shkon në zyrën e saj. Datës 30.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 3104, vlera 11 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
Më datë 7.5.2026, ora 14:41 shefja e financës Valbona Duni merr një thes me lekë nga Arka, e pranishme Paola Dana dhe hyn në zyrën e saj. Më pas në orën 14:42 me të njëjtin thes hyn në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj. Ora 14:43 të dy shtetaset, Valbona Duni dhe Elisabeta Mataj dalin nga zyra. Datës 7.5.2026 i përket mandat pagesa nr. 4283/6, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar vetëm nga Paola Dana.
Më datë 08.05.2026 në orën 13:47 shefja e financës Valbona Duni merr një pako të madhe me kartmonedha prerje 5.000 të reja nga arka, e pranishme Paola Dana dhe shkon në zyrën e saj. Datës 8.5.2026 i përket mandat pagesa nr. 4320, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
Datës 12.5.2026 i përket mandat pagesa nr. 4403, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme KLPB dhe lidhje e brendshme, pa specifkim dege, nga 2 500 000 secila, e nënshkruar nga Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
Më datë 21.05.2026 në orën 15:24 shefja e financës merr rreth 12 fasheta me kartmonedha prerje 5.000 të reja nga arka, e pranishme Paola Dana dhe i çon tek zyra e drejtoreshës së Filialit. Datës 21.5.2026 i përket mandat pagesa nr. 4686, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).
Datës 29.5.2026 i përket mandat pagesa nr. 4828, vlera 3 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e degës Krujë e dyshuar e falsifikuar).
Totali 69 000 000 lekë
Drejtoria e Sigurisë Posta Shqiptare sha.a me me relacionin nr.1502/2 prot., dt. 10.7.2026 konkludon se bazuar në rregulloren për menaxhimin e vlerave monetare dhe rregullores së sigurisë të Postës Shqiptare, menaxhimin e vlerave monetare fizike e kryen vetëm arkëtarja.
DËSHMIA SHEFES SË FINANCËS
Në lidhje me faktin e mësipërm Shefja e Financës Valbona Duni sqaron:" Në fund të Marsit 2026 kemi mbyllur bilancin vjetor 2025 të Durrësit, Shijakut, Krujës dhe ka rezultuar se nga kuadrimet e bëra kisha për t'i likujduar Shijakut vlerën e 55 000 000 lekëve, ndërsa për Krujën vlerën e 1 000 000 lekë, të cilat unë duhet t'ja ktheja pjesë pjesë. Kjo është pjesë e zakonshme e punës së postës që bëhet prej vitesh. Në muajt Janar ose Shkurt 2026 Dega Krujë më ka kaluar për efekt likujdimi me Drejtorinë e Përgjithshme Tiranë një shumë prej 22 000 000 lekësh e cila i ka kaluar kësaj të fundit me bankë.
Për këto arsye kam filluar të kryej mandat pagesa per degën e Shijakut në vlera të ndryshme në një shumë totale prej 56 000 000 lekësh në periudhën Prill-Maj 2026. Ndërkohë që degës Krujë i kam bërë dy mandat pagesa në muajt Prill dhe Maj 2026 në shumat 10 000 000 dhe 3 000 000. Për të gjitha këto shuma monetare, sipas mandat pagesave, janë marrë dhe transferuar në degët Shijak dhe Krujë nga Drejtoresha Elisabeta Mataj. Kjo e fundit më ka thënë se këto shuma do i çojmë ne, pasi SHPSF "Nazeri" kishte tejkaluar numrin e rrugëve të parashikuara. Unë me urdhër verbal të Elisabeta Mataj kam shkuar tek arka dhe i kam thënë arkëtares Paola Dana të më bësh fondin për degët Shijak dhe Krujë duke i kërkuar prerjen e mandat pagesës për shifrën përkatëse. Arkëtarja ka bërë gati dërgesën dhe unë kam shkuar i kam marrë vlerat monetare duke i futur në zyrën time ku e pranishme ka qënë dhe shtetasja Luljeta Zela, llogaritarja e parë. Në zyrën time vinte Drejtoresha Elisabeta Mataj shikonte thesin dhe e fuste në çantën personale pasi bënte numërimin e lekëve. Ajo asnjëherë nuk e ka marrë thesin me të holla siç e kam marrë unë dorë, por të futur në çantë. Në një rast e ka marrë të mbështjellë me një xhup bezhë që e mbante në dorë. Në të shumtën e rasteve është larguar menjëherë nga institucioni.
Në fillim të Qershorit 2026 pata një kolaps me Drejtorinë e ASHK me xhirimet dhe direkt i kërkoj Shijakut të më bëj transfertë për likujdim me Drejtorinë. Në këtë moment arkëtarja e Shijakut më thotë që më ke detyrime dhe nuk të bëj transfertë. Menjëherë hyra në sistem dhe konstatova se në zërin "llogari të brendshme të ndërmjetme" pashë se Dega Shijak kishte më pak mandate se ato që kisha prerë unë. Direkt kam lajmëruar Drejtoreshën Elisabeta Mataj. Kjo e fundit në fillim nuk foli fare. Më pas Drejtoria e Përgjithshme e Postës më ka marrë ne telefon duke më pyetur se çfarë probleme kishte me likujdimin e ASHK. Me këtë rast njoftova përsëri Elisabeta Mataj e cila me arrogancë më ka thënë se nuk di gjë shikoje vetë. Aty kam lajmëruar Drejtorinë e Përgjithshme. Në lidhje me nënshkrimin tim e konfirmoj si autentike, po ashtu nenshkrimi i Elisabeta Mataj dhe Paola Danës, ndërkohë që për arkëtaren e Shijakut Flora Nexha dhe atë të Krujës Valentina Guni nuk janë firmat e tyret. Këto mandate janë nënshkruar para se të dilnin nga zyra e Filialit Durrës nga unë, arkëtarja Paola Dana dhe drejtoresha e Fililait Durrës Elisabeta Mataj, me përjashtim të mandateve të dt. 7.5.2026, 12.5.2026, 21.5.2026, të cilat kanë ngelur pa firmë pasi nuk janë nënshkruar nga Drejtoresha. Sqaroj se mandat pagesat nënshkruhen fillimisht nga unë dhe arkëtarja dhe i çohen në zyrë Drejtoreshës Elisabeta Mataj, e cila bën nënshkrimin e tyre. Për këto mandate mesa duke nuk i ka nënshkruar. Për mandatin e dt. 7.5.2026 unë nuk e kam nënshkruar pasi kam qenë e ngarkuar me audit."
Sa më lart parashtruar rezulton evidente se arkëtarja Paola Dana, shefja e financës Valbona Duni dhe drejtoresha Elisabeta Mataj nëpërmjet përpilimit të dokumentacionit fiktiv, mandat pagese për degët Shijak dhe Krujë, kanë përvetësuar shumën e 69 000 000 lekëve nga filiali i Postës Shqiptare Durrës të cilat ishin vlera per tu paguar për ndihmën ekonomike dhe pagesa të tjera sociale. Rrjedhimisht këto shtetase dyshohet të kenë konsumuar veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 135 e 25 të K.Penal.
Referuar sistemit TIMS, shtetasja Elisabeta Mata ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në dt. 10.7.2026 ora 19:47, me autoveturë nga PKK Kapshticë me automjetin me targa AB320ZR. Pas kësaj date nuk ka hyrje të rregullt në territor. Ndërkohë që në dt. 15.7.2026 është njoftuar për tu marrë në pyetje dhe është paraqitur. Pikërisht dalja jashtë shtetit dhe hyrja përsëri në vendin tonë pa u regjistruar në sistemin TIMS ngre dyshime për një mundësi reale të fshehjes së kësaj shtetaseje dhe shmangies së drejtësisë.
Po ashtu shtetaset Valbona Duni dhe Paola Dana kanë një risk të lartë për tu larguar duke patur parasysh rrezikshmërinë e veprës penale për të cilën dyshohen. Pikërisht referuar veprës së rëndë penale për të cilën dyshohen, vijueshmërisë në kohë të kryerjes së saj, mosregjistrimit të hyrjeve në territorin e vendit tonë, vlerësoj se rreziku i ikjes, është evident, aktual dhe i sigurt. Vepra penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën kryer në bashkëpunim./VNA
10 oficerëve, nga të cilët 6 janë të nivelit të parë drejtues në Policinë e Shtetit, u është hequr certif...
Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për ditën e 49-të të protestës. Ata vijo...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ku nj&eu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi është ...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka rikthyer deklaratën e saj në lidhje me protestata masive që kanë p&...
Vigjilja e finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës po kalon peripeci të pazakonta për ekipet që do t&...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, për rastin e vjedhjes së 700 mijë eurov...
Një automjet ka rënë në kanalin e ujërave të zeza në Lagjen 16 të Durrësit, duke nxjerrë sërish në p...
Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 49-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kry...
Moderatorja e Piranjave Dojna Mema ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën qytetare, duke theksuar se ajo nuk ka përfaqësues, dr...