Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Ermal Beqiri bleu pronë 2.2 mln € te “Pelikani Security” dhe apartament te “FAFA”

P
Piranjat22 April 2026, 22:51 · 1 min lexim
Dosja e SPAK/ Ermal Beqiri bleu pronë 2.2 mln € te “Pelikani

Dosja e SPAK për korrupsionin me tenderat e AKSH-it po nxjerr në dritë pasuritë marramendëse të biznesmenit Ermal Beqiri. Hetimet kanë zbuluar se përfituesi i fondeve publike ka investuar shifra të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, duke blerë asete nga emra të njohur të botës së biznesit.

Sipas dokumenteve të SPAK, Beqiri ka blerë në prill të vitit 2023 një pronë gjigante me vlerë 2.2 milionë euro. Bëhet fjalë për një truall prej 967 m2 dhe ndërtesë 212 m2, të cilën e ka blerë nga bashkëshortët Vesel dhe Rezarta Demiraj, pronarë të kompanisë “Pelikani Security”.

Kujtojmë se familja Demiraj ishte në qendër të kronikës vitin e kaluar, pas një sulmi me armë ndaj makinës ku lëvizte djali i tyre i mitur.

Gjithashtu, SPAK ka vënë në sekuestro një apartament në Golem, të blerë nga pronari i “FAFA Resort”, Fatos Çerenishti.

Këto kontrata shit-blerjeje po dritësojnë rrugën që kanë ndjekur paratë e tenderave, duke u shndërruar në asete luksoze në zonat më të lakmuara të vendit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.