Pentagoni ekspozon Trumpin: Lufta me Iranin kushton mbi 33 miliardë dollarë dhe ka shkaktuar mungesa të mëdha në municione
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...

Rreth dy muaj pas operacionit të SPAK për goditjen e grupit kriminal të Inez Hajrullës zbardhen për herë të parë detaje nga dosja hetimore. Përgjimet në SKY Ecc tregojnë se Hajrulla dhe krahu i djathtë i tij Ervis Matodashaj, marrin vazhdimisht informacione se grupi i Fatmir Hysenit, që njihet si “Doqe”, prej kohësh bënin përgatitje për ti goditur.
Ata shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin, mbi vendndodhjet, personat e angazhuar dhe makinat që përdorin. Por në pamundësi për të shkuar për të shkuar tek Fatmir Hyseni, që konsiderohet edhe si hije për drejtësinë, vendosin ti presin krahët përpara se tin sulmojë. Dhe në shënjestër u vu Gentian Qarri. Në shkurt të 2021, pasi zbulojnë disa nga anëtarët e grupit rival, interesohen tu gjejnë bazën, që siç thotë i shumëkërkuari Hajrulla, “T’ju çojnë shtetin”, që nënkupton, informimin e autoriteteve policore.
Dosja hetimore, zbardh edhe gjurmimin e kundërshtarëve përmes GPS që vendosin në makina, pëe të ndjekur lëvizjet dhe kryer ekzekutime. Informacioni që vintëe nga grupi rival, Inez Hajrullës nuk i vinte rastësisht, por dyshohet se kishte një kontakt që e informonte për gjithçka, madje edhe për planin që ta hiqnin qafe atë dhe bashkëpunëtorin e tij Ervis Matodashajn.
SPAK thotë se këta dy të fundit, pra Hajrulla dhe Matodashaj, komunikonin me grupi që vranë Gentian Qarrin me porosi të tyre përmes radios. Faktet janë evidentuar pas kryerjes së ekzekutimit, ku dyshja në fjalë interesohet për çdo detaj gjatë bisedave në SKY ECC.
ERVIS MATODASHAJ: Po atë e mori ambulanca
INEZ HAJRULLA: Le ta marri, deri tek shkallët e spitalit do vejë po e ka marrë ambulance
Kjo nënkupton se Qarri po transportohej me ambulancë dhe Hajrulla, shpreh bindjen se nuk do iu mbijetojë plagëve.
Gjithçka shkoi sipas planit, deri në arratisjen e autorëve apo zhdukjen e mjetit. Në biseda zbulohet si diçka iu shkon në favor, policia nga informacionet në rrugët operative duket se gabim për llojin e automjetit të autorëve, që kthehet në bisedë diskutimi mes Matodashajt e Hajrullës.
ERVIS MATODASHAJ: Po këta po kërkojnë ‘Golf’
INEZ HAJRULLA: Fola, po ça thua, kanë ngatërruar makinë vk mu tek Milano jan ata!
ERVIS MATODASHAJ: Kush ka ngatërruar makinë?
INEZ HAJRULLA: Shteti, në vend të makinës saktë, kanë thënë ‘Golf’ . Njërzit që kanë dhënë informacion
18 gëzhoja u gjetën në vendin ku u vra Gentian Qarri. Makina që përdorën autorët dhe që e dogjën ishte një “Toyota Auris” e vjedhur në Greqi. SPAK identifikoi vetëm Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullën si porositës, financues dhe koordinues të veprimeve më datë 06.02.2021, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Gentjan Qarri. Ekzekutorët ende nuk dihet se kush janë.
Hetimet për këtë grup kriminal i dhanë përgjigje edhe disa pretendimeve në media, se si drejtuesi policor Rezart Kuçi, shfaqte jetën luksoze në rrjetet sociale. Faktet flasin se ishte vënë në shërbim të grupit të Vlorës, ku jepte informacione që u nevojiteshin.
Në një episode, ai shfaqet duke biseduar me Flodian Plakun, 5 vite para se të arrestohej në gusht të 2025, në Orikum, si pjesmarrës në ekzekutimin e Gentian Bejtjas në Fush-Krujë. Plaku kërkon informacione nga Kuçi për prezencë policie në banesën e tij në Vlorë, dhe pasi interesohet, kuptohet që është për një çështje të autoriteteve italiane, që I kishin dhënë lirinë po atë ditë, por që shihet shqetësimi I palëve mos është zbuluar diçka tjetër. Kuçi I thotë se është bërë me zell nga prokurori shqiptar, teksa e këshillon të qëndrojë disa ditë brenda banesës. Plaku nuk kursen batutat
FLODJAN PLAKU: Vlla, tani me thanë që mi ka lënë prokurori sepse e ks mar vesh që më kanë liruar dhe i ka lënë me shërbim ruajtje në arrest 24 orë derisa t’vij konfirmimi po besoj nesër maksimumi pasnesër vin dhe më lën t’lir
REZART KUÇI: S’besoj të ketë noi gjë për tu shqetësuar. Po pse i ke q*re gruan ti atij? Që e paska marrë kaq me vrullë ai. Ok shumë mirë
FLODJAN PLAKU: Po i ka ardh inat pse s’më çoj në Itali e më liroi Italia më para hahaha
REZART KUÇI: Mirë mos luj se si dihet. Se mos sjell noi shërbim tjetër përveç atyre që shef ti. Mbështillu në shpi sa të vijnë letrat
FLODJAN PLAKU: Po po vlla kudo vete se mezi i mbylla në Itali, më mirë duroj ca ditë brenda t’njoh dhe t’shpis se I kemi harruar fytyrën haha
REZART KUÇI: Hahhaahhahahahhaha
Për këtë rast, punonjësi i policisë i ngarkuar me detyrimin ligjor për ruajtje të sekretit hetimor, zbatimin e ligjit, në kundërshtim të hapur me ligjin, ka nxjerr informacion konfidencial operacional, duke rrezikuar dështimin e operacionit, si dhe ka dëmtuar rëndë interesat e shtetit, rendin juridik dhe besimin e publikut tek organet e rendit.
Në një episdo tjetër, Rezart Kuçi, rezulton se ka shkuar me shërbim për kërkimin e një personi dhe në banesën ku ka shkuar ka gjetur një aparat celular. Gjatë këqyrjes së aparatit celular është evidentuar nga ana e tij një mjet gomone. Ai ia çon foton e Gomones Ervis MAtodashajt dhe ky I fundit I thotë se është e një shokut të tij. Pasi mëson këtë, oficeri e fshin foton nga celulari I sekuestruar, duke dëmtuar provat materiale.
Tjetër episode, ku Rezart Kuçi, kontaktohet nga një përdorues i paidentifikuar nga SPAK në SKY ECC. I kërkohet informacion mbi vendndodhjen e një shtetasi me emrin Bujar A. Sipas kërkuesit, ka një detyrim 40 mijë eurosh për çështje droge dhe se jeton në Ankona. Pas disa orësh, Rezart Kuçi i dërgon të dhënat që iu kërkua nga bashkëbiseduesi shoqëruar me fotografi personale. Për detaje shtesë rreth vendndodhjes dhe profilit të personave që kërkon, oficeri i policisë lë takim në Tiranë, por pala tjetër nuk shkon, por I dërgon mikun e tij të interesuar. Kuçi flet me të edhe se sa para ti kërkojë.
REZART KUÇI: Ça thua s’je këtu ti?
РC70ТO: Ika mjes jam n’Tiran vlla janë te ‘Davinci’ ata çunat për 5 min aty po ulen. Ika se kisha takim mu desh patjetër të vija janë 600 mij euro borxh këtej nuk po më hyjnë në sy ato me 40 aty 20 hahaha...takoj ti po s’ke punë vlla ke Iliri i gjen
REZART KUÇI: O vlla duhet të ishe këtu sot. Ose e linim për ditë tjetër.
PC70TO: O vlla po kisha takim në Tiranë sot për punë Turqis po tako atë qerosin vlla atë shokun tim e njëjta është pa merak fol me të vlla. I thash e kam shok për ty por pa lekë nuk bëhen punët e di vetë ai vlla më tha ndaj fol pa merak me të. O vlla, më thuj sa lek ti them, që mos të jesh siklet ti fare.
Ka qenë mbrojtja e cila ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Martina Pajollarit e cila ndodhej në burgun e Pojskës. Vet&eum...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj disa zyrtarëve të Bashkis&...
Disa komunikime telefonike të kryera mes dy miqve të vjetër, biznesmenit, Ergys Agasi dhe ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, janë bë...
Policia ka zbardhur detajet nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë natës në Fier, ku një 47-vjeçar u gjet i vdekur teksa...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mundur të sigurojë bashkëpunimin e dy të arrestuarve, në lidhje me laboratorin e...
Gjykata e Tiranës ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Fadi Alwan, 49-vjeçarin palestinez të akuzuar për vrasjen e vaj...
Pylli shekullor me pisha i Semanit, i njohur ndryshe edhe si “mushkëria e Myzeqesë”, është ndotur rëndë pas fe...
Disa komunikime telefonike të kryera mes dy miqve të vjetër, biznesmenit, Ergys Agasi dhe ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, janë b&eu...
Pas përfundimit të Pashkës në vendlindje bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një iri ka humbur jetën pasi pasi tentoi të grabiste një banesë, humbi ...