AGSH denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve, kërkon hetime nga Prokuroria
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) ka denoncuar dhjetëra raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë...
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) ka denoncuar dhjetëra raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë...
Erjon Veliaj është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjiths...
Studentët e Mjekësisë kanë vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit, ku kanë drejtuar thirrje kundër kryeminist...
Mir Bruli, biznesmeni nga Velipoja dhe pronari i resortit turistik “Ara e Vjetër”, është transportuar nga burgu i Fierit drejt nj&eu...
Një anije luksoze turistike në një udhëtim njëvjeçar rreth botës tha se pezulloi operacionet për shkak të kostove...
“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” janë disa nga thirrjet që po jehojn&eu...
Real Madridi kërkoi falje të mërkurën pasi sulmuesi i tyre francez, Kylian Mbappe, shkaktoi reagime të ashpra për komentet e tij d...
Një javë pasi iu komunikuan akuzat, ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK, ku u paraqit rreth orës 08:30 bas...
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në Spanjë. Një...
Jasir Asani mund të rikthehet në listën e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit nëntor. Mediet iraniane raportojnë se s...
Ka përfunduar rreth orës 18:00 seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj 16 personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metalurgjiku”, e zhvilluar me dyer të mbyllura pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Pas rreth katër orësh shqyrtim, gjyqtari i çështjes, Denis Frroku, ka kërkuar kohë për marrjen e vendimit përfundimtar.
Mësohet se për njërin prej 16 të arrestuarve, masa e sigurisë do t’i komunikohet në spital, ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve shëndetësore në zemër.
Seanca kishte si objekt “Vlerësim arresti/ndalimi dhe caktim mase sigurimi” dhe u vendos të mbahej me dyer të mbyllura për shkak të hetimeve të thelluara në vijim dhe ndjeshmërisë së lartë të çështjes, e cila lidhet me krime të rënda mjedisore dhe shkelje serioze të ligjit.
Operacioni “Metalurgjiku”, i finalizuar fundjavën e kaluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, konsiderohet një nga goditjet më të forta ndaj krimeve mjedisore në vitet e fundit. Aksioni kishte në fokus veprimtari të paligjshme që dyshohet se kanë dëmtuar rëndë mjedisin dhe shëndetin e banorëve në zonën e ish-Metalurgjikut në Bradashesh, Elbasan.
Subjekte tregtare nën hetim
Në kuadër të procedimit penal janë vënë nën hetim dy subjekte juridike:
• CCALB sh.p.k
• GSA Ferrokrom sh.p.k
Sipas hetimeve, këto kompani dyshohet se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, në shkelje të rëndë të legjislacionit mjedisor në fuqi.
Të arrestuarit
Si rezultat i operacionit, në pranga kanë rënë 16 persona, shtetas të huaj dhe shqiptarë, mes tyre administratorë, drejtues teknikë dhe punonjës.
Shtetas të huaj të arrestuar:
Junceol Chung Biz, Rashul Pal, Stjuent Pal, Prakash Kadel, Muna Sung, Rajesh Kumarjadav, Autia Rai, Rahul Pal, Dheraj Kumar.
Shtetas shqiptarë të arrestuar:
Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorian Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdia, Elton Beqi, Elis Flaga. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit: Bujar Zogu, Dritan Konica, Fejzo Meçaj, Ilir Londo, Gjergj Bezati, Agron Shpallo dhe Serafin Orgoça.
Shkelje të rënda mjedisore
Nga hetimet dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka rezultuar se subjektet në fjalë:
• Kanë shkelur rëndë legjislacionin mjedisor
• Kanë ndotur ajrin, ujërat dhe tokën
• Nuk kanë respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve
• Kanë kryer përpunim të paligjshëm të mbetjeve të baterive, aktivitet me rrezik të lartë për shëndetin publik
Për këto shkelje janë vendosur masa administrative të rënda, përfshirë gjoba në vlera milionëshe dhe pezullim të aktivitetit deri në përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje elektronike, celularë dhe sisteme DVR, të cilat do të shërbejnë si prova materiale. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që seanca e radhës të përcaktojë masat e sigurimit personal për të arrestuarit, në një çështje që dërgon një mesazh të qartë për zero tolerancë ndaj krimeve mjedisore dhe rrezikimit të shëndetit publik.
Gjatë pesë ditëve në pranverën e vitit 2009, në periferi të Nju Xhersit, SHBA, FBI- ja çmontoi një rrjet që...
Një shqiptar që ndodhej ilegalisht në vend u kap me kokainë pasi u ndalua duke udhëtuar me një biçikletë elektrike n...
Një burrë ka pranuar se është përpjekur të ndihmojë në kontrabandimin e pesë shqiptarëve në Mbretëri...
Zbardhet shkresa e SPAK me firmën e kryeprokurorit Altin Dumanit drejtuar Kuvendit, për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Balluku...
Një ngarkesë me pesë pushkë sulmi Kalashnikov AK-47 u zbulua dhe u sekuestrua nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare t&eum...
Policia e Shtetit arrestoi një burrë me origjinë shqiptare në Gravere (TO), të cilit iu gjetën në posedim afërsisht 3....
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka krijuar dyshimet se zv.kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka rol kry...
Policia e Rietit arrestoi një shtetas shqiptar 20-vjeçar për krimin e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e ty...
Prokuroria e Posaçme dërgoi të martën në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të lejuar arrestimin e zv. ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre makinat janë...