Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

'Dosjet janë stok'/ Xhixho: Harta Gjyqësore dështim i paralajmëruar, qytetarët mbeten pa drejtësi

P
Piranjat25 March 2026, 13:03 · 2 min lexim
'Dosjet janë stok'/ Xhixho: Harta Gjyqësore dështim i

Në një reagim në rrjetet e saj sociale, Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë u shpreh se Harta Gjyqësore është një dështim i paralajmëruar që po u mohon qytetarëve drejtësinë.

Ajo theksoi se, tre vite pas vënies së saj në zbatim, reforma nuk ka arritur të garantojë një drejtësi të shpejtë, efektive dhe pranë qytetarit, duke u shndërruar në një pengesë reale për aksesin e qytetarëve tek drejtësia.

Reagimi

Harta gjyqësore një dështim i paralajmëruar që po u mohon qytetarëve drejtësinë.
Tre vite pas vënies së saj në zbatim, realiteti në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm tregon qartë se reforma nuk ka arritur të garantojë drejtësi të shpejtë dhe efektive.

Shifrat janë alarmante:

Stoku i dosjeve është rritur nga 41,700 në 45,876 brenda një viti
Rreth 4,100 çështje shtohen çdo vit
64% janë çështje civile që zvarriten me vite

Një proces gjyqësor zgjat 1–2 vite në shkallë të parë dhe deri në 5–7 vite vetëm në Apel. Kjo ka rritur kostot për qytetarët dhe ka kufizuar aksesin në drejtësi, në kundërshtim me standardet europiane që kërkojnë institucione më pranë qytetarit.
Kjo nuk është më vonesë është mohim i drejtësisë.

Sot, nga 78 gjyqtarë të parashikuar, janë vetëm 42 në detyrë. Me mbi 400 dosje në vit për çdo gjyqtar dhe me probleme serioze infrastrukturore, cilësia e vendimmarrjes vihet në rrezik real.

Këtë hartë gjyqësore e kemi kundërshtuar që në fillim. Fatkeqësisht, koha na dha të drejtë: sistemi po shkon drejt kolapsit.
Reforma në drejtësi ka dështuar në misionin e saj kryesor t’u japë qytetarëve drejtësi të shpejtë, cilësore dhe efektive.
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.