BOTA

Dosjet sekrete rreth UFO-ve dhe teoritë e konspiracionit, The Guardian: Çfarë fshihet pas valës së re të “zbulimeve” në SHBA

Piranjat Përditësimi i fundit 8 May 2026, 15:01

Dosjet sekrete rreth UFO-ve dhe teoritë e konspiracionit, The Guardian:

Debati publik rreth UFO-ve dhe mundësisë së ekzistencës së jetës jashtëtokësore është ringjallur në Shtetet e Bashkuara, me ish-zyrtarë të shërbimeve inteligjente, raporte të Pentagonit dhe video të Marinës Amerikane që ushqejnë një atmosferë misteri.

Madje, mediat amerikane raportojnë se shumë gjasa Shtëpia e Bardhë pritet të publikojë disa dosje që lidhen me UFO-t, diçka që ishte paralajmëruar edhe nga Donald Trump disa muaj më parë.

Sipas një investigimi të “The Guardian”, pas valës së re të “zbulimeve” nuk rezulton të ketë prova të dokumentuara për praninë e qenieve jashtëtokësore, por një panoramë shumë më komplekse, ku ndërthuren programe ushtarake, informatorë të diskutueshëm, teori paranormale dhe mite të rrënjosura në kulturën amerikane.

Pika e nisjes për shpërthimin e ri të interesit ishte viti 2017, kur New York Times zbuloi ekzistencën e një programi misterioz të Pentagonit për UFO-t, me në qendër Luis Elizondo, i cili pretendonte se kishte drejtuar programin Advanced Aerospace Threat Identification Program (AATIP).

Ai deklaronte se ishte identifikuar aktivitet i objekteve fluturuese pranë bazave ushtarake, me sjellje që dukej se sfidonin ligjet e fizikës. Në të njëjtën periudhë u publikuan edhe video ku dëgjohen pilotë të Marinës Amerikane duke komentuar të habitur objekte në qiell.

Në një prej videove dëgjohet shprehja “ka një flotë të tërë prej tyre”, ndërsa në një tjetër përshkruhet një objekt që “lëviz kundër erës” dhe “rrotullohet”.

Në vitin 2021, një raport i Pentagonit deklaronte se nuk mund të shpjegonte më shumë se 140 incidente të raportuara nga personel i marinës gjatë dy dekadave.

Në vitin 2023, ish-zyrtari i inteligjencës David Grusch dëshmoi në një seancë dëgjimore në Kongres se programe sekrete qeveritare po fshehin mbetje anijesh kozmike dhe “materiale biologjike jo njerëzore”. Megjithatë, sipas investigimit të The Guardian, kur protagonistët kryesorë dhe pretendimet e tyre u analizuan më nga afër, dolën në pah pikëpyetje serioze.

Siç theksohet në artikull, programi i Pentagonit që realisht ishte marrë me fenomene të tilla nuk quhej AATIP, por Advanced Aerospace Weapon System Applications Program (AAWSAP).

Për më tepër, sipas vetë Pentagonit, Elizondo nuk kishte rolin që pretendonte. Historia e AAWSAP lidhet gjithashtu me zyrtarin e inteligjencës James Lacatski dhe me famëkeqin Skinwalker Ranch në Utah, një zonë që ka fituar reputacion për fenomene paranormale, shfaqje sferash të ndritshme, krijesa të çuditshme, porta drejt dimensioneve të tjera dhe teori të ndryshme misterioze.

Nga “programet sekrete” te provat e kontestuara

Një rol kyç në krijimin e AAWSAP thuhet se pati një vizitë e Lacatski në Skinwalker Ranch në vitin 2007. Ai pretendoi se kishte parë një “pajisje teknologjike jashtëtokësore”, të cilën e përshkroi si një strukturë komplekse, gjysmë transparente, me ngjyrë të verdhë dhe në formë tubi.

Pas kësaj u krijua programi AAWSAP dhe në vitin 2008 kompania e miliarderit Robert Bigelow mori një kontratë qeveritare prej 22 milionë dollarësh për të hetuar kërcënime teknologjike. Megjithatë, sipas publikimit, në praktikë u hetuan edhe çështje që lidhen me përbindësha, fantazma, trajektore sferash ndriçuese, porta dimensionale dhe fenomene të tjera paranormale.

Në rastin e Elizondo-s, tabloja bëhet edhe më e ndërlikuar. Në kujtimet e tij të publikuara më vonë, me titull “Imminent” në vitin 2024, ai flet për fuqi psikike, njerëz që besojnë se mund të shohin ngjarje nga distanca, por edhe për një përvojë personale “vizite psikike” te një terrorist i burgosur. Sipas Guardian, nëse këto elemente do të ishin bërë publike që në fillim, ndikimi i pretendimeve të tij në opinion mund të kishte qenë shumë ndryshe.

Investigimi sjell gjithashtu raste kur materiale të paraqitura si prova të fenomeneve të pashpjegueshme u hodhën shpejt në dyshim. Në një dëgjesë për UFO-t në Uashington në maj 2025, Elizondo paraqiti një fotografi që, sipas tij, tregonte një disk të madh të bardhë duke qëndruar pezull mbi një zonë rurale. Megjithatë, studiues në internet arritën në përfundimin se bëhej fjalë me shumë gjasa për dy instalime rrethore vaditjeje, një i bardhë dhe një i errët, të cilat krijonin iluzionin e një disku fluturues.

Në një rast tjetër, gjatë një aktiviteti në Filadelfia, ai paraqiti një foto nga Rumania, duke deklaruar se i ngjante një “anijeje mëmë”. Shumë vëzhgues vlerësuan se në fakt bëhej thjesht për reflektimin e një ndriçuesi në xham.

Në të njëjtën linjë, analistë videosh, si Mick West, kanë argumentuar se videoja e famshme e Marinës Amerikane që shkaktoi bujë mund të tregojë reflektim ose shkëlqim nga një burim nxehtësie, ndoshta nga gazrat e avionëve, dhe jo ndonjë objekt fluturues të panjohur.

Pavarësisht boshllëqeve dhe dyshimeve, teoritë për UFO-t dhe jashtëtokësorët vazhdojnë të gjejnë një audiencë të gjerë në SHBA. Sipas artikullit, kjo lidhet si me konfuzionin mes realitetit dhe fantazisë në sferën publike moderne, ashtu edhe me peshën e veçantë që zënë jashtëtokësorët në imagjinatën kolektive amerikane.

Fiksimi amerikan me UFO-t ishte forcuar që në fund të viteve 1960, në një periudhë pasigurie politike, mosbesimi ndaj autoriteteve dhe trazirash shoqërore, nga antikomunizmi dhe kriza e Kubës deri te vrasja e Kennedy-t dhe skandali Watergate. Më pas, Hollywood-i e forcoi edhe më tej mitin, duke i kthyer jashtëtokësorët në një lloj mitologjie thuajse ekskluzivisht amerikane.

Siç nënvizohet në artikull, pas kësaj qëndron edhe një formë e “përjashtueshmërisë amerikane”: nëse SHBA konsiderohet vendi më i rëndësishëm në botën e njohur, atëherë në imagjinatën popullore duket pothuajse “logjike” që jashtëtokësorët të zgjedhin të shfaqen pikërisht aty.

Artikulli përfshin edhe qëndrimin e fizikantit të Harvardit, Avi Loeb, i cili është bërë i njohur pasi hodhi hipotezën se një asteroid që kaloi përmes sistemit diellor mund të kishte qenë një velë diellore jashtëtokësore. Ai shprehet se do të ishte zhgënjyese nëse njerëzimi do të ishte forma më e avancuar e inteligjencës në univers.

Megjithatë, artikulli thekson se nuk ekziston asnjë provë konkrete që jashtëtokësorët kanë vizituar Tokën, ndërsa distancat mes sistemeve planetare janë aq të mëdha, sa edhe sistemi më i afërt i njohur jashtë sistemit diellor, Proxima b, ndodhet 4.2 vite dritë larg.

Përfundimi i investigimit është i qartë, interesi për UFO-t sot tregon më shumë për njerëzit, frikërat, nevojat dhe fantazitë e tyre, sesa për një prani të provuar jashtëtokësore.

Ringjallja e ufologjisë në Shtetet e Bashkuara nuk duket se mbështetet në prova të pakundërshtueshme, por në një kombinim të mungesës së transparencës shtetërore, figurave të diskutueshme, miteve kulturore dhe nevojës së thellë shoqërore për të shpjeguar atë që duket e pashpjegueshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?