AKTUALITET

Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për mbrojtjen e natyrës

Piranjat Përditësimi i fundit 1 September 2026, 08:44

Drafti i qeverisë për VNM-të ngre pikëpyetje për

Anulimi i ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura është një ndër kërkesat më këmbëngulëse të protestës maratonë të njohur si “Revolucioni i Flamingove” – e cila vazhdon prej tre muajsh poshtë zyrës së kryeministrit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ndryshimet e ligjit për Zonat e Mbrojtura të kërkuara nga protestuesit, përkojnë nga ana tjetër edhe me kërkesat që Shqipëria duhet të përmbushë në përafrimin me të drejtën e Bashkimit Europian.

Në mes të kësaj përplasjeje, Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik një projektvendim që propozon ndryshime në procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, VNM. Sipas relacionit që e shoqëron projektligjin, ky akt krijon procedurën e quajtur “Vlerësimi i Duhur” për projektet që mund të kenë ndikim në zonat e veçanta të ruajtjes.

“Qëllimi i këtij projektvendimi është integrimi i kërkesave për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zonave të veçanta të ruajtjes në procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, nëpërmjet përfshirjes së vlerësimit të duhur, si pjesë e procesit të shqyrtimit të projekteve që mund të kenë ndikim në këto zona,” thuhet në relacion.

Në letër, ky ndryshim synon integrimin e kërkesave për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zbatimin e kërkesave të Direktivës 92/43/KEE të Bashkimit Evropian. Por ekspertët dhe organizatat mjedisore ngrenë alarmin se ky mekanizëm rrezikon të kthehet në një mjet burokratik për të legjitimuar pas faktit, projektet që tashmë janë miratuar apo kanë nisur në rrjetin e zonave të mbrojtura.

“Ligji për Zonat e Mbrojtura, pas ndryshimeve të vitit 2024, mbetet objekt i kritikave serioze për mospërputhjen me standardet e BE-së,” tha Olsi Nika, drejtues i organizatës mjedisore “Eco Albania”.

“Vlerësimi i Duhur’ nuk mund të trajtohet i shkëputur nga kuadri ligjor për biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura,” theksoi ai.

Pikëpyetjet mbi projektligjin

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, VNM, është një prej procedurave më thelbësore paraprake për projekte që prekin natyrën. VNM-të përgatiten nga ekspertë të pajtuar prej kompanive apo investitorëve dhe duhet të analizojë pasojat e mundshme të një projekti zhvillimor mbi mjedisin dhe biodiversitetin – sikurse të tregojnë hapat që duhen ndërmarrë për mbrojtjen dhe rehabilitimin e mjedisit.

Pavarësisht rëndësisë, VNM-të e projekteve të mëdha në Shqipëri janë kritikuar shpesh nga aktivistë të mjedisit si të përcipta dhe shpesh pa të dhëna të plota shkencore.

Relacioni i Ministrisë së Mjedisit lë të kuptohet se me miratimin e aktit që përcakton se si do të bëhet “Vlerësimi i Duhur”, kjo situatë do të ndryshojë në zonat e mbrojtura.

Gjatë zbatimit të deritanishëm të procedurave të VNM-së, është evidentuar nevoja për të përcaktuar më qartë hapat që lidhen me projektet të cilat mund të ushtrojnë ndikim apo prekin zonat e veçanta të ruajtjes. Në të shkuarën, sipas relacionit, nuk ka pasur një instrument të tillë të veçantë dhe nuk është trajtuar në mënyrë të unifikuar brenda VNM-së.

“Në mungesë të dispozitave të detajuara procedurale, vlerësimi i duhur nuk është trajtuar në mënyrë të unifikuar në kuadër të procedurave të VNM-së,” thuhet në relacion.

Propozuesit thonë se ky ndryshim synon të rrisë standardin e vendimmarrjes mjedisore dhe të garantojë mbrojtje efektive.

Por organizatat mjedisore e shohin këtë me dyshim.

Sipas Olsi Nikës nga organizata “Eco Albania”, përafrimi nuk duhet të mbetet vetëm në nivel terminologjik, por duhet të garantojë realisht standardet e Bashkimit Evropian në mbrojtjen e mjedisit.

“Ekziston një shqetësim legjitim se futja tani e mekanizmit të ‘Vlerësimit të Duhur’, pa adresuar më parë konfliktet themelore të legjislacionit për zonat e mbrojtura, mund të shndërrohet nga një instrument parandalues i dëmit në një mekanizëm procedural për legjitimimin ex -post të projekteve zhvillimore tashmë të planifikuara, miratuara apo të nisura,” tha Nika.

Ky shqetësim mbi ndikimin real të ligjit ndahet edhe nga Qendra Mjedisore EDEN, e cila ka paraqitur zyrtarisht komentet e saj si pjesë e konsultimit.

Ndërsa përgëzon vendosjen e një minimumi cilësor në procedurë, EDEN ka identifikuar rreziqe konkrete në zbatimin juridik dhe territorial të aktit.

“Një çështje me rëndësi që identifikojmë në tërësinë e draftit të propozuar lidhet me zbatimin juridik dhe territorial të projektvendimit, si dhe me rrezikun për krijimin e një boshllëku në mbrojtjen juridike të zonave potenciale Natura 2000,” argumenton EDEN.

Problematika më e madhe, sipas analizës së EDEN, është fakti që Shqipëria nuk ka ende një listë zyrtare të miratuar të zonave të propozuara për rrjetin “Natura 2000”. Kjo mungesë ngre pyetjen thelbësore se mbi cilat territore dhe zona do të zbatohet konkretisht procedura e Vlerësimit të Duhur gjatë kësaj periudhe tranzitore.

Më tej, Qendra EDEN ka ngritur disa probleme procedurale, duke evidentuar se projektakti i atribuon funksione “autoritetit përgjegjës për menaxhimin e zonave të veçanta të ruajtjes”, pa e identifikuar shprehimisht se cili është ky institucion. Sipas tyre, ky mosidentifikim lë shteg për paqartësi mbi kompetencën institucionale.

Përveç rregullimit të kompetencave, organizata ka rekomanduar rritjen e transparencës, duke kërkuar që Raporti për Vlerësimin e Duhur dhe vendimmarrjet e lidhura me të, të publikohen dhe të jenë të aksesueshme për publikun. Mungesa e metodologjisë së qartë mbi bazën e të cilës do të përcaktohet nevoja për vlerësim të duhur në fazën paraprake mbetet sipas komenteve të EDEN, një tjetër hallkë e dobët e draftit të paraqitur./ BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?