Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
AKTUALITET

Drafti, nga kontratat dinamike të energjisë tek integrimi rajonal i tregut çfarë ndryshon

P
Piranjat23 April 2026, 09:19 · 5 min lexim
Drafti, nga kontratat dinamike të energjisë tek integrimi rajonal i

Një dekadë nga miratimi i ligjit të fundit “Për sektorin e energjisë elektrike”, qeveria ka vendosur të sjellë një ligj tërësisht të ri. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim draftligjin i cili sjell një qasje krejtësisht të re ndaj sektorit, duke nisur nga liberalizimi i tregut, tek integrimi më i gjerë me tregjet europiane dhe deri te mekanizmat e rinj të financimit të energjisë së rinovueshme.

Drafti i ri  “për sektorin e energjisë elektrike”, aktualisht në konsultim publik, forcon lidhjen me Ligjin nr. 24/2023 për burimet e rinovueshme dhe vendos bazën për skema si ankandet konkurruese, “premium schemes” dhe, veçanërisht, kontratat për diferencë (Contract for Difference – CfD).

Për investitorët në projekte të mëdha diellore dhe të erës, CfD konsiderohet një nga instrumentet më të rëndësishme. Ky mekanizëm garanton atë që njihet si “çmimi referencë” (strike price) për prodhuesin: nëse çmimi i tregut bie nën këtë nivel, diferenca kompensohet; nëse çmimi rritet mbi të, prodhuesi kthen diferencën. Në praktikë, kjo përcakton nëse projekte me vlerë qindra milionë euro janë të financueshme dhe tërheqëse. Kjo merr rëndësi të veçantë në kushtet aktuale të tregut energjetik dhe fokusit të shtuar të investimeve në këtë sektor.

Ky ndryshim zhvendos fokusin nga pyetja se sa kushton energjia sot, drejt mënyrës se si do të financohen investimet energjetike të dekadës së ardhshme, duke e bërë tregun më të parashikueshëm për investitorët.

Paralelisht, drafti shtyn më tej liberalizimin e çmimeve. Në ligjin aktual nr. 43/2015, furnizimi me energji elektrike për klientët fundorë bazohet në çmime të rregulluara pjesërisht, ndërsa Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ruan ende një rol të rëndësishëm për kategori të caktuara klientësh dhe për shërbimin universal.

Kuadri i ri e trajton tregun e lirë jo si rast të vecantë, por si rregull bazë. Çmimi i energjisë largohet më tej nga modeli i rregulluar dhe lidhet më fort me kontratat private dhe sinjalet e tregut me shumicë.

Një nga risitë më të rëndësishme është futja e kontratave dinamike të çmimit, të lidhura drejtpërdrejt me tregjet spot, përfshirë tregun “day-ahead” dhe “intra-day”. Ky model i kontratave dinamike e forcon më tej ekspozimin e konsumatorëve ndaj sinjaleve të tregut, duke bërë që çmimi i energjisë të varet drejtpërdrejt nga orari i konsumit dhe luhatjet në bursat e energjisë.

Kjo do të thotë se çmimi i energjisë nuk do të jetë më i njëjtë gjatë gjithë muajit, por mund të ndryshojë sipas orës dhe kërkesës në treg. Energjia e konsumuar në orët e pikut, kur kërkesa është më e lartë, mund të kushtojë dukshëm më shumë sesa energjia e përdorur gjatë natës ose në periudhat me prodhim të lartë nga burimet e rinovueshme.

Për shembull, një fabrikë që operon në orët e ngarkesës maksimale mund të përballet me kosto shumë më të larta sesa një biznes që zhvendos konsumin në orët më të lira. Energjia, në këtë rast, nuk është më thjesht një faturë fikse mujore, por një kosto që duhet menaxhuar në kohë reale.

Për konsumatorët industrialë, kjo nënkupton jo vetëm blerjen e energjisë, por edhe marrjen përsipër të riskut të tregut.

Drafti forcon gjithashtu rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.  Synimi është garantimi i vazhdimësisë së furnizimit edhe në rast falimentimi të furnizuesve ose goditjeve të forta në treg.

Drafti i ri shënon kalimin nga një ligj teknik i organizimit të rrjetit, në një ligj të integrimit rajonal dhe europian të tregut. Fokus më i madh i jepet “market coupling”, harmonizimit me acquis të Bashkimit Europian dhe pjesëmarrjes ndërkufitare në bursat rajonale të energjisë.

Kjo do të thotë se çmimi i energjisë në Shqipëri do të lidhet gjithnjë e më shumë jo vetëm me prodhimin vendas dhe kushtet hidrologjike në kaskadën e Drinit.

Nëse ligji i vitit 2015 përcakton kryesisht mënyrën se si organizohet sistemi elektroenergjetik kombëtar, drafti i ri synon të përcaktojë mënyrën se si Shqipëria do të funksionojë brenda tregut europian të energjisë një ndryshim strukturor me ndikime të gjera për biznesin, investimet dhe konsumatorin final.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.