AKTUALITET

Drejtoria e Doganave sqaron "humbjen" e kontenierit në Port: Ishte bosh, gabimisht u ngarkua në anije tranzit

Piranjat Përditësimi i fundit 23 April 2026, 22:29
Drejtoria e Doganave sqaron "humbjen" e kontenierit në Port:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka dalë me një reagim zyrtar për "humbjen" e një kontenieri në Portin e Durrësit. Institucioni i drejtuar nga Besmir Beja bën me dije se në të ishin magazinuar përkohësisht mallra të falsifikuara, por gabimisht autoritetet e portit e kanë ngarkuar traznit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se, në përmbushje të detyrave funksionale të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, është ushtruar kontroll, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, në një kontenier të deklaruar me deklaratë tranziti.

Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se kishte mallra të dyshuara se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale. Në zbatim të procedurave ligjore u vendos bllokimi i mallit, deri në mbërritjen e përgjigjes përfundimtare, nëse këto mallra rezultonin si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale ose jo.

REAGIM I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE

Në lidhje me publikimet në media për veprimet e strukturave doganore në Portin e Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se, në përmbushje të detyrave funksionale të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, është ushtruar kontroll, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, në një kontenier të deklaruar me deklaratë tranziti. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se kishte mallra të dyshuara se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në zbatim të procedurave ligjore u vendos bllokimi i mallit, deri në mbërritjen e përgjigjes përfundimtare, nëse këto mallra rezultonin si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale ose jo.
Në vijim, u mundësua vënia në dispozicion e një kontenieri bosh për magazinimin e mallrave, i cili u plumbos dhe u vendos në Zonën e Monitorimit. Më pas ky kontenier është përdorur për të depozituar edhe dy bllokime të tjera lidhur me mallra të dyshuara si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale, sipas procesverbaleve përkatëse.

Më datë 09.04.2026, pasi strukturat doganore mbaruan kontrollin e një deklarate tranziti, ku u gjetën sërish mallra të dyshuara si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale, u vendos që këto mallra të depozitoheshin dhe të bllokoheshin tek ky kontenier, ku ishin të depozituara e bllokuara edhe sasitë e mëparshme. Gjatë kqyrjes u vu re se kontenieri nuk ndodhej në Zonën e Monitorimit.
Autoriteti Doganor menjëherë mori kontakt me Autoritetin Portual që menaxhon Terminalin e Kontenierëve dhe nga informacioni i dhënë rezultoi se mjeti (kontenieri) ishte imbarkuar në një anije kontenierike të regjistruar në regjistrin e nisjeve si një kontenier bosh.
Në vijim, u kontaktua me përfaqësuesin e agjencisë detare, i cili ka bërë me dije se, kontenieri është imbarkuar në anije më 02.04.2026 si kontenier bosh.

Sapo u mor dijeni, u fillua hetimi procedural nga strukturat e hetimit doganor dhe u administruan të gjithë dokumentet e kësaj procedure.

Kontenieri tashmë është kthyer në Portin e Durrësit dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se nuk ka ndryshime në plumbosjen e tij. Kontenieri do të hapet nga strukturat e hetimit doganor dhe Prokuroria e Durrësit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është plotësisht e angazhuar për të bashkëpunuar me të gjithë organet kompetente për sqarimin ligjor të rrethanave për lëvizjen e mallrave të dyshuara si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale, të bllokuara dhe plumbosura sipas procedurës përkatëse.

Krahas veprimeve të prokurorisë, në çdo rast do të vlerësohet edhe përgjegjësia disiplinore e doganierëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?