“Duam 1 milionë euro për kriptomonedha”, si u mor peng biznesmeni në Tiranë

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në Xhafzotaj, ku tre të rinj morën me forcë një 32-vjeçar dhe e mbajtën peng për disa orë në një ambient privat.
Së fundmi, në pranga ka rënë Jurgen Neza, vëllai i Kevin Nezës dhe kushëriri i Hysen Nezës, të cilët u arrestuan një ditë më parë në lidhje me të njëjtën ngjarje.
Sipas burimeve, 32-vjeçari, biznesmen në fushën e ndërtimit, është marrë peng nga të rinjtë me qëllim që ta detyronin të investonte një shumë të madhe parash, rreth 1 milion euro, në kriptomonedha.
Gjatë kohës që është mbajtur në ambientin privat, ai është kërcënuar dhe dhunuar nga autorët, të cilët mësohet se ishin të përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave.
Pas lirimit, 32-vjeçari ka bërë kallëzim në polici, duke çuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Kujdes! SMS-ja me link në emër të postës, skemë për marrjen e të dhënave bankare

Arrestohet Jurgen Neza, një nga personat që rrëmbyen ndërtuesin Florjan Sula

SPAK kërkon pushimin e 6 episodeve për Elvis Rroshin, vijon gjykimi për 5 akuza të tjera për shpërdorim detyre

Tentativa e vrasjes në Fushë-Krujë/ Çfarë u gjet në telefonin e Redion Ahmetit, Prokuroria ‘mbyll sytë’

VIDEO/ Mjeti doli nga rruga dhe përfshihet nga flakët

“Shitet akoma kokainë te Petro Nini’”, eksperti: Prindërit i kanë dhënë fëmijët me koncesion!

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi





