FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 15 dhjetor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Ashtu si Komisionerja Publike, Irena Nino, edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkoi shkarkimin e Pollozhanit, me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm për pasurisë pasi ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në këtë kriter. Ndërsa subjekti i kundërshtoi shkaqet, që sipas tij, janë ngritur për burimet e burimeve të pasurisë, të krijuara para martesës nga bashkëshortja e familja e saj. Po ashtu, pretendoi se kishte arritur të provonte burimet e ligjshme dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.
Gjatë shpalljes së vendimit, Kolegji paraqiti në mënyrë të përmbledhur argumentet, mbi të cilat u bazua konkluzioni për lënien në fuqi të konfirmimit të subjektit.
Lidhur me burimet e apartamentit të porositur nga bashkëshortja e prindërit e saj në vitin 2007 e të blerë nga ajo e subjekti në vitin 2012, Kolegji çmon se një pjesë e burimeve mbetën në nivel deklarativ dhe se nuk u vërtetua ligjshmëria e tyre. Për rrjedhojë, ka rezultuar pamundësi financiare për krijimin e asaj pasurie. Për të ardhurat nga shitja e bimëve medicinale, Kolegji vëren se Komisionerja Publike nuk ka ngritur shkak ankimi. Për këtë arsye, janë përfshirë në analizë pjesë e këtyre të ardhurave, që janë vërtetuar me dokumentacion të ligjshëm.
Trupi gjykues i Kolegjit ka konsideruar në vendimarrje faktin se prindërit kanë ushtruar aktivitetin tregtar, që vlerësohet se sygjerojnë për të ardhura më të larta se ato të provuara ligjërisht, duke afektuar analizën financiare e bërë të mundur pagesën e çmimit të apartamentit.
KPA konstaton se pavarësisht problemit të pamundësisë financiare, gjatë hetimit administrativ në Komision e gjykimit në Kolegj, nuk u ngritën dyshime për krijimin e këtyre të ardhurave nga aktivitete të kundërligjshme.
Në lidhje me gjendjen cash në vlerën 1 milion lekë të pasqyruar në deklaratën veting, Kolegji analizon shumën 4.4 milion lekë të kthyer bashkëshortëve Pollozhani nga shoqëria ndërtuese, si diferencë mes çmimit të paguar në kontratën e porosisë në 2007 dhe atij të shënuar në kontratën e shitblerjes në vitin 2012. KPA konstaton se Komisionerja Publike nuk e ka vendosur në dyshim përfitimin e kësaj shume, por vetëm ka kundërshtuar ekzistencën e saj si likujditet cash për shkak të mungesës së deklarimeve të subjektit në fund të vitit 2012.
Përderisa në ankim nuk është ngritur shkak për besueshmërinë e kthimit të shumës, Kolegji çmon se ankuesi ka humbur mundësinë për ngritjen e këtij shkaku, e nuk mund ti nënshtrohet gjykimit.
Subjekti e ka deklaruar kthimin e kësaj shumë në vitin 2011, si likujditet. Sipas Kolegjit, nuk rezulton që kjo vlerë të ishte depzituar në bankë, e për rrjedhojë çmohet se ka qenë cash. KPA vlerëson se edhe pse subjekti nuk e deklaruar sipas ligjit pakësimin e cash-it, ai ka bërë deklarim vetëm për atë pjesë që është ndryshuar forma e disponimit, nga likujditet cash, në bankar.
Sipas KPA, në kushtet kur subjekti nuk ka deklaruar shtesë të cash-it, trupi gjykues vlerëson se kjo shumë është disponuar dhe në fund të vitit 2012. Kolegji ka konsideruar se subjhekti nuk ka deklaruar në vite pakësimet e gjendjeve cash, por ka deklaruar përdorimin e tyre si burim për krijimin e pasurive apo shpenzimeve të kryera për tij. Përsa i përket deklarimit të burimit të krijimit, trupi gjykues vlerësoi se shuma prej 4.4 milionë lekësh, plotëson kushtet për t’u konsideruar si e ardhur e ligjshme. Për rrjedhojë, çmohet e ligjshme dhe vlera 1.4 milionë lekë, e mbetur cash.
Kjo shumë së bashku me likujditetet nga pagat, disponohen si cash në fund të vitit 2015, e për rrjedhojë konsiderohen të mjaftueshme për shpenzimet e mobilimit.
Mospërputhja në deklarimet në deklaratën veting për shpenzimet e mobilimit gjattë hetimit në KPK, në raport me deklarimet e subjektit në ILDKPKI në 2014, çmohet nga Kolegji se nuk kanë sjellë ndonjë pasojë. Për rrjedhojë, konstatohet se subjekti e bashkëshortja kanë pasur burime të ligjshme.
Në përfundim, KPA konstaton se problem mbetet vetëm psmundësia financiare për apartamentin e blerë nga bashkëshortja e prindërit e saj para martese, por kjo rrethanë çmohet e pamjaftueshme për të sjellë penalizim.
Në përfundim, Kolegji vendosi lënien në fuqi të konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Ervin Pollozhani./BIRN
Ka nisur Foltorja e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Kreu i PD, Sali Berisha, sapo ka mbërritur në sheshin para godinë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 15 dhjetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të ...
Shqipëria, ky vend i vogël sa një qytet në Itali apo Turqi, është kthyer në parajsën “offshore” për shu...
Shtatë qytetarë shqiptarë që banonin në Langhirano, Parma janë mes të dyshuarve në një operacion të madh antid...
Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 21-vjeçar, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik ...
Bashkia e Tiranës i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) me një shkresë zyrtare duke i kërkuar t’...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të hënë në “Q...
Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u godit&...
Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në f...
Një arrestim është bërë për vrasjen e Fatos Cenajt 58-vjeçarit të vrarë me një plumb në kokë...