AKTUALITET

Dy gratë që erdhën nga Siria/ E moshuara shkoi të kujdesej për nipin e mitur, tjetra gruaja e ish-pjesëtarit të ISIS

Piranjat Përditësimi i fundit 26 August 2026, 13:31

Dy gratë që erdhën nga Siria/ E moshuara shkoi të kujdesej

Pesë shqiptarë, 2 gra dhe 3 fëmijë, janë rikthyer sot në Shqipëri nga Siria, në kuadër të një operacioni të riatdhesimit të koordinuar nga autoritetet shqiptare.

Ata mbërritën me një avion charter dhe u pritën nga ministri i Brendshëm,Besfort Lamallari, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se prej kohësh Policia e Shtetiti, përfaqësuar nga Antiterrori ka nisur procedurat e kontaktit me autoritetet siriane për sjelljen e tyre në Shqipëri. Ardhja ka qenë vullnetare, ndërsa asnjë prej tyre nuk ka pasur dokumente për të udhëtuar, çfarë ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme për nxjerrjen e lejes së kalimit, 5 të natdhesuarit kanë udhëtuar me avion nga Siria në drejtim të Stambollit dhe më pas po me avion në Tiranë. Aktualisht janë akomoduar në vende të posaçme për rehabilitim dhe më pas për t’iu rikthyer jetës sociale.

Mes të rikthyerve ndodhen Hajrije Taushani, Myrvete Dibra dhe tre fëmijë, dy prej të cilëve vajza të mitura.

Por kush është Hajrije Taushani?

Hajrije Taushani, me origjinë nga Elbasani, është 79-vjeçarja e riatdhesuar nga Siria me pjesën tjetër që mbërritën pas mesnate në Tiranë.

Taushani kishte shkuar në Siri për t’u kujdesur për familjarët e saj, pasi djali i saj kishte humbur jetën atje. Në kampet siriane ajo kishte qëndruar bashkë me nipërit e saj, të cilët kishin mbetur pa prindër.

Sot, pas vitesh qëndrimi në kampet siriane, Taushani është kthyer në Shqipëri së bashku me nipin e saj të mitur. Ata ishin të parët që zbritën nga avioni pas mbërritjes në Shqipëri.

Myrvete Dibra, rikthehet pas vitesh në Siri

Mes të riatdhesuarve është edhe Myrvete Dibra, e cila prej vitesh ndodhej në kampet siriane së bashku me vajzat e saj.

Historia e Dibrës është raportuar gjerësisht në mediat shqiptare. Në vitet e kaluara ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në kampin Al-Hol dhe më pas në kampin Roj, ndërsa familjarët e saj kishin bërë vazhdimisht thirrje për rikthimin e tyre në Shqipëri.

Dibra është gjithashtu emri që del në raportimet e mëparshme për gratë shqiptare të mbetura në kampet e Sirisë, mes të cilave përmendej edhe Hajrije Taushani.

Emri i Myrvete Dibrës është përmendur ndër vite në raportimet për shqiptarët që ndodheshin në kampet e Sirisë. Ajo ka qenë bashkëshortja e shtetasit malazez Hamid Beharović, i cili në vitin 2017 u përball në Mal të Zi me akuza për pjesëmarrje në një formacion të armatosur të huaj, të identifikuar nga prokuroria si organizata terroriste ISIS/ISIL.

Në materialet e asaj kohe përfshiheshin edhe dokumente që lidhnin udhëtimin e Beharovićit me Turqinë dhe Sirinë. Ai i kishte mohuar akuzat, duke pranuar se kishte qenë në Siri, por duke deklaruar se nuk kishte marrë pjesë në luftime.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?