
Dy kompanitë e mikrokredive, të cilat aplikojnë interesat më të larta në treg, fituan 11 milionë euro neto vitin e kaluar. ECFA, që për publikun e gjerë njihet si Kredo, regjistroi një fitim neto pas taksave prej 593.2 milionë lekësh ose 6.3 milionë euro, ndërsa Iute raportoi 421.8 milionë lekë fitim pas taksave.
Modeli i biznesit të kredive me interesa të shtrenjtë vazhdon normalisht pavarësisht skandaleve të shumta të këtij tregu, të cilat kulmuan dy vite më parë me shpërthimin e skemës MCA. Pas shpërthimit të skandalit, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë disa herë për të ulur interesat maksimale që këto kompani ngarkojnë mbi huamarrësit e tyre.
Në vendimin më të fundit, interesi maksimal mbi kredinë konsumatore u kufizua në 51.3 për qind, çka mbetet sërish shumë i lartë. Por modeli i mikrokredive komerciale nuk mund të funksionojë dot ndryshe, përveçse interesave të larta si fajde.
Ky është një model i kalbur ndërmjetësimi financiar, i cili prodhon pasoja të rënda negative. Vetë kompanitë e mikrokredive kanë një kosto të lartë kapitali.
ECFA e financon aktivitetin e saj me hua me interes rreth 13.5 për qind në vit. Këto para që merren borxh nga bankat, aksionerët ose përmes emetimit të obligacioneve më pas jepen si kredi për qytetarët me interesa akoma më të shtrenjta.
ECFA ka sot një portofol kredish të dhëna për klientët e saj prej rreth 3.9 miliardë lekësh ose 41 milionë euro, nga të cilat gjeneron të ardhura 32 milionë euro të ardhura nga interesi në vit.
Pra e thënë shkurt, 100 lek kredi që ECFA jep për klientët i gjeneron mbrapsht 78 lekë interesa në vit.
Iute po ashtu ka një model problematik, por më të zbutur. Kompania raportoi një portofol kredish prej 9.4 miliardë lekësh ose rreth 100 milionë eurosh vitin e kaluar, nga të cilat gjeneroi 33 milionë euro të ardhura nga interesat dhe komisionet ose 34 lekë interes për çdo 100 lekë kredi.
Iute ka një skemë agresive komisionesh, ku të ardhurat më të larta të kompanisë burojnë pikërisht prej komisioneve që ajo u ngarkon klientëve të saj. Vitin e kaluar, të ardhurat e Iute nga komisionet ishin gati 20 milionë euro.
Por pavarësisht se arkëton të ardhura të larta nga komisionet dhe interesat, kompania ka po ashtu shpenzime të larta për të mbajtur në këmbë modelin e saj problematik të biznesit, ku mbi 5 milionë euro në vit paguhen për konsulencë, marketing, bonuse dhe shpenzime për mbledhjen e borxheve./Kapitali
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
29 Korrik10:26
Prona shkak i konfliktit në Pukë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 2 të tjerë
Tre persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Pas sherrit të ndodhur një ditë...
AKTUALITET
29 Korrik10:16
‘Skema e frikshme e pastrimit të parave’, Qyno: Trafikantët po kthehen në ‘Investitorë strategjikë’ me bekimin e shtetit
Një skandal i përmasave të mëdha është duke u zbuluar pas hetimeve të fundit të Strukturës së Posaçme K...
AKTUALITET
29 Korrik09:49
“Po flisja me nënën në telefon"/ Çfarë deklaroi Ermal Beqiri pas arrestimit në Francë
Është zbardhur dëshmia e Ermal Beqirit, të shumëkërkuarit për aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqër...
AKTUALITET
29 Korrik08:51
Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me 82.6 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
29 Korrik08:43
Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.Tërmetet kanë qënë me epiqend&...
AKTUALITET
29 Korrik08:03
Masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta/ Parashikimi i motit, 29 korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti par...
AKTUALITET
28 Korrik23:57
Ermal Beqiri kapet në Francë, policia jep detaje zyrtare! Si u vu në pranga biznesmeni
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
AKTUALITET
28 Korrik23:53
Djegja e gomave në fshatin Çerkezë, shtëllunga të mëdha tymi mbulojnë zonën
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga Çerkeza, në Tiranë, ku qytetarët raportojnë djegien ...
AKTUALITET
28 Korrik23:11
Si në Mesjetë/ Situata alarmante, zyrat e OSHEE Berat në gjendje skandaloze
Një denoncim nga punonjësi i OSHEE-së në Berat, ngre shqetësime serioze për kushtet e punës në ambientet e institucion...
AKTUALITET
28 Korrik22:42
"Shkundet" Janina/ Lëkundje tërmeti ndihen në jug të vendit, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Janinës.
Sipas ...