Dy të rinj me monopatinë përplasin këmbësorin: A nuk shikon o idiot?

Një situatë sa absurde aq edhe irrituese është regjistruar në rrugët e kryeqytetit, pranë ish-Restorant Durrësit, ku protagonistë janë bërë dy të rinj që lëviznin me një monopatinë elektrike. Një qytetar ka dërguar pamje nga momenti i një aksidenti, i cili për fat të mirë nuk ka përfunduar me lëndime të rënda, por me një sherr verbal të paprecedentë.
Sipas dëshmisë së qytetarit, një djalë dhe një vajzë që po udhëtonin të dy në një monopatinë, një veprim ky i ndaluar aktualisht nga autoritetet, kanë përplasur një këmbësor i cili po kalonte rrugën rregullisht mbi vijat e bardha. Nga goditja, të dy të rinjtë janë rrëzuar në asfalt, por në vend që të kërkonin ndjesë apo të interesoheshin për gjendjen e këmbësorit, kanë nisur sulmin verbal.
Ajo që ka lënë pa fjalë dëshmitarët ka qenë arroganca e dyshes mbi monopatinë. Ndonëse fajtorë për shkak të vendit të aksidentit (vijat e bardha) dhe mjetit, ata i janë drejtuar këmbësorit me fjalët: “A nuk shikon o idiot?”.
Sipas qytetarit që ka parë skenën, të rinjtë e akuzonin djalin që po kalonte rrugën për "mungesë përqendrimi", ndonëse ai ishte në të drejtën e tij të plotë.
"Vetë u rrëzuan dhe djalin e akuzonin për mos përqëndrim në vijat e bardha... si t'ja vendosesh emrin kësaj gjëje?" – shprehet i revoltuar qytetari.
Ky rast rikthen sërish në vëmendje rrezikun që paraqesin monopatinat elektrike kur përdoren jashtë rregullave, shpesh duke u bërë burim aksidentesh jo vetëm për mjetet, por edhe për këmbësorët në zonat që supozohet të jenë më të sigurtat për ta.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kopshtari shqiptar vret me çengel ish-gruan dhe partnerin e saj! Pas krimit të dyfishtë hidhet nga kulla dhe vetëflijohet!

Aksident, makina del nga rruga dhe përmbyset

Dosja AKSHI: Kërcënime, shantazh dhe pengmarrje biznesmenësh – dëshmia e Migena Shroeder që flet për 2.5 milionë të marra nën presion...

Zjarr në Durrës, një i moshuar përfundon në urgjencë

E përplasi makina, vdes në spital 65-vjeçari, arrestohet shoferi

Kishte 'qejf' unazat me diamant dhe çantat luksoze/ Sanitarja grabit për dy vite familjen shqiptare në Tiranë

I vendosën 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari

Shkaktoi aksidentin zinxhir dhe ishte në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i Bashkisë Gjirokastër





