Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Dy telefonata të rreme alarmojnë Policinë e Tiranës

P
Piranjat16 April 2026, 18:00 · 1 min lexim
Dy telefonata të rreme alarmojnë Policinë e Tiranës

Dy telefonata të rreme një ditë më parë kanë alarmuar dhe vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit. Sipas njoftimit të policisë një person ka njoftuar sallën operative duke pretenduar se në një automjet është vendosur lëndë plasëse. Pas hetimeve rezultoi se alarm fals, ndërsa ai është proceduar në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. B, pasi dje, ka njoftuar sallën operative duke pretenduar se në një automjet është vendosur lëndë plasëse. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se njoftimi ishte i rremë”, njofton policia.

Ndërkohë, një tjetër telefonatë sinjalizoi për të shtëna me armë zjarri në Yzberisht, por edhe ky rast rezultoi i pavërtetë. Policia po punon për identifikimin e autorit.

“Më datë 15.04.2026, rreth orës 13:00, një shtetas njoftoi sallën operative, se kishte të shtëna me armë zjarri, në Yzberisht. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se njoftimi ishte i rremë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka bërë njoftimin e rremë”, njofton policia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.