Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Dy tentativat e vetëvrasjes në familjen Dhëmbi, sociologia: Vajzat e mitura janë lënë pa mbështetje nga Shërbimi Social

P
Piranjat27 March 2026, 16:13 · 3 min lexim
Dy tentativat e vetëvrasjes në familjen Dhëmbi, sociologia:

Vajzat adoleshente të familjes Dhëmbi kanë tentuar të vetëvriten. Rasti i fundit u shënua të enjten, ku 14-vjeçarja ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku jeton me nënën, dy motrat dhe vëllanë. Fatmirësisht, ajo u shpëtua nga një banor i lagjes që ishte aty në momentin e rrezikut. Ndërsa në tetor të vitit të kaluar kishte tentuar vetevrasjen dhe motra e saj më e rritur. Banorët e lagjes tregojnë se tensionet janë të përditshme, ndërsa fëmijët rriten vetëm me nënën, pasi babanë e kanë në burg.

“Gjithmonë kanë debate në familje. Keq na vjen, është gjynah, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Duhet të veprojnë institucionet", tha fqinji.

Pyetur për këtë situate, Maria Dojçe, pedagoge në Universitetin e Korçës dhe specialiste në çështjet sociale tha se nuk duhet parë vetëm si problem individual.

 Eshtë tragjike të mendosh një adoleshente që kërkon t'i japë fund jetës së saj. Kjo tregon se ka pasur kushte sociale dhe ekonomike shumë të rënda, sepse gjithmonë i referohemi gjendjes psikologjike, por ajo shpesh është pasojë e faktorëve sociale.
Situata bëhet edhe më shqetësuese kur fenomeni përsëritet.

“Ajo që e bën më shqetësuese situatën është se dy vajza brenda familjes kanë bërë të njëjtin veprim. Kjo tregon që brenda familjes diçka nuk funksionon dhe se ajo ndodhet në një krizë të thellë. Është e domosdoshme të analizohen marrëdhëniet me prindërit, kujdesi ndaj fëmijëve dhe gjendja ekonomike e familjes”, shton Dojçe.

Për këtë arsye, ndërhyrja e institucioneve bëhet thelbësore.

“Institucionet duhej të kishin ndërhyrë që në rastin e parë. Punonjësit e Shërbimit Social duhet të kishin vizituar familjen, të vlerësonin gjendjen psikologjike të nënës dhe marrëdhënien e saj me babain, i cili është në burg. Gjendja psikologjike dhe ekonomike e nënës ndikon direkt tek fëmijët, dhe duhet të kontrollohej edhe gjendja psiko-emocionale e vajzave. Në këtë mënyrë, mund të ishin marrë masa parandaluese".

Ndërkohë, tjetër faktor që ndikon është bullizmi.

“Bullizmi, mungesa e mbështetjes në ambientin shkollor janë faktorë shtesë që ndikojnë në degradimin psiko-emocional. Rasti tregon se familja është në krizë të thellë por edhe shoqëria, shkolla është pjesë e këtij problemi”.

Rreziku është i lartë nëse nuk ndërhyhet menjëherë për shpëtimin e vajzave nga gjendja e rëndë ku ndodhen për shkak të problemeve familjare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.