Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Dy vëllezërit e arrestuar në Itali, xhaxhallarët e Stenaldos. Vranë për të marrë hakun e babait të tij

P
Piranjat 9 April 2026, 17:40 · 3 min lexim
Dy vëllezërit e arrestuar në Itali, xhaxhallarët e

Çerek shekulli më parë, dy vëllezërit Artur dhe Arben Mëhilli, u shpallën zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare. Në vitin 2001, Gjykata e Lushnjës i dënoi në mungesë me 32 vite burg në total, për vrasjen e një të riu, Rezar Metaj në Lushnje në vitin 1999. Ngjarja ishte hakmarrje e pastër.

Në vitin e mbrapshtë 1997, i riu kishte vrarë vëllanë e tyre, Sokol Mëhilli, po në Lushnje, dhe ende nuk ishte arrestuar nga policia. Prej atëherë, e 25 vite më pas, dy vëllezërit u arratisën në Itali. Me identitete të rreme, me emrat e ndërruar në Artur Davidhi dhe Arben Gjermeni, vëllezërit nga Lushnja nisën jetën në shtetin fqinj, duke siguruar edhe leje qëndrimi.

Qetësinë e tyre e prishi një raportim nga Italia për disa familjarë të lidhur me ta jetonin në një zonë, bashkë me dy personat me identitetet e dyshimta. Në mungesë të shenjave të gishtërinjve në Shqipëri, një nga format kryesore shkencore të identifikimit, Agjentët e Interpolit në Tiranë, arritën të gjejnë fotografi të vjetra të dy vëllezërve Mëhilli. Për të faktuar se të kërkuarit e drejtësisë ishin dyshja që jetonte me letra në Itali, përdorën teknologjinë moderne, “Facial Recognition”, dhe nga krahasimi i tipareve të cilat mbeten të ngjashme, mes fotove të vjetra të Artur dhe Arben Mëhilli dhe fotografive që Italia dërgoi të shqiptarëve me identitetet e tjera, u arrit në përfundimin se ata janë dy personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arturi ishte 33 vjeç kur u kreu vrasjen, ndërsa sot në Itali u vu në pranga në moshën 60-vjeçare. I vëllai Arbeni, ishte vetëm 27 vjeç, sot në moshën 54-vjeçare. Ata u dënuan nga Gjykata e Lushnjes me 32 vite në total për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Sokol Mëhilli, vëllai i tyre i vrarë në ’97-ën, rezulton të jetë babai i Stenaldo Mëhillit, gazetarit i cili u bë i famshëm së fundmi me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP”, spektakël ku edhe tregoi detajet e vrasjes së babait të tij kur ishte vetëm 1 muajsh.


Pas arrestimit në shtetin fqinj, autoritetet shqiptare dhe italiane po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurat e ekstradimit në Shqipëri të Artur dhe Arben Mëhillit, për të vuajtur dënimin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.