Kokainë nga Kolumbia/ Mes të arrestuarve nga policia greke dhe një shqiptar, Hita: Person me rrezikshmëri të lartë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje rreth një aksioni të policisë gr...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje rreth një aksioni të policisë gr...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej t&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë ng...
Është publikuar fotoja e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i cili u arratis mbrëmjen e së premtes gjatë transferimit nga ...
Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e sotëm në zonën e Bathores. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e b...
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.7 lekë, në shitje me 79.7 lekë. Euro do të blihet me 91...
Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka sh&...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimit, moti do të j...
Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të treguar superioritetin tuaj ndaj disa per...
Një person i cilësuar si furnizues me drogë i anëtarëve të një grupi trafiku në kryeqytet është arrestuar sot pas një operacioni të befasishëm.
Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Zonat”, i fokusuar në goditjen e veprimtarive të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar të bluve, në pranga është vënë shtetasi F. B., 51 vjeç, i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një hetimi të organizuar më parë.
Gjatë ndërhyrjes, forcat e policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar atë në një lokal në zonën e Freskut, ku gjatë kontrollit të çantës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 811 gramë kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të Tiranës.
Sipas hetimeve paraprake, i arrestuari dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë që merrej me furnizimin dhe shpërndarjen e drogës në kryeqytet. Autoritetet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua me sukses faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zonat”.
Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 51 vjeç.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan këtë shtetas në një lokal në zonën e Freskut. Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 811 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do të furnizonte edhe shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Faza e parë e operacionit “Zonat” u finalizua një ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ku u sekuestruan mbi 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe u vu në pranga poseduesi i saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.
SPAK këtë të diel ka bërë me dije se ka dhënë pretencën për një tjetër fraksion të dosjes “Rev...
Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme me propagandë e mashtrime, në lidhje me procesin e integrimit në BE..Në podcastin e tij javore t&...
Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka reaguar në lidhje me përplasjet e dhunshme të regjistruara gjatë protest&e...
Një qytetar në rrjetin social "TikTok" ka ndezur një valë reagimesh me batuten e tij ndaj kryeministrit Rama. Me një stil krejt&...
Policia Kufitare në Vlorë ka ndërhyrë menjëherë pas një denoncimi nga qytetarët, të cilët raportuan një m...
Një aksident ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Kolonjës mëngjesin e sotëm. Një makinë tip “Audi” ka dal&eu...
Një episod dhune i regjistruar paraditen e së shtunës (30 maj 2026), gjatë protestës në zonën e Zvërnecit, ka qën&e...
Ekspertët e mjedisit dhe urbanistët i konsiderojnë të paligjshme punimet në Pishë-Poro-Nartë, të kryera pa një Vler...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, në autostradën Lushnjë-Fier, në dalje të...
Një i ri shqiptar ka humbur jetën, tetë muaj pasi u përfshi në një aksident të rëndë me motor në ishullin e Ro...