Dyshohet se ishin përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

TIRANË- Ditën e sotme janë sekuestuar dy apartamente dhe një garazh në Tiranë. Pasuritë, me vlerë tregu rreth 420 mijë euro dyshohet se janë përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi pasuror të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Këto pasuri i përkasin një 54-vjeçari, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “De facto”, si rezultat i hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale. Sekuestrohen apartamente dhe garazh, me vlerë rreth 420 000 euro, të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Në vijim të një hetimi pasuror, me metoda speciale, kryer në bazë ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit të koduar “De facto”, u ekzekutua vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi.
Pasuritë, me vlerë tregu rreth 420 000 euro, dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit H(A). A., 54 vjeç, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Hetimi vijon për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burime kriminale, të 54-vjeçarit ose shtetasve të lidhur me të. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
“PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: Zorraxhi. Protesta e jashtëzakonshme

Foto/ Kreu i Doganave duke pirë cigare në zyrë! A do ta shkarkojë Rama siç bëri dikur me zv.ministrin e Brendshëm?

“Ligji Klodian Makashi”/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri Shqipërisë damkën e ligjit për një njeri të vetëm

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë kërkon shkarkimin e ministres serbe





