Dyshohet se pagoi 50 mijë lekë për të djegur makinën e ish-policit, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Eno Flamuraj, 38-vjeç, i cili në muajin shkurt të këtij viti porositi djegien e makinës së ish policit.
Në atë kohë, policia arrestoi shtetasin J.M., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i njohur me nofkën “Dadëmi”, i cili pranoi autorësinë dhe shtoi se ishte paguar 50 mijë lekë.
Gjatë kontrollit në ambientin ku u kap Flamuraj, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë
DVP Korçë/Vijon operacioni i koduar “The last fire”.
Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili dyshohet si porositës i zjarrvënies së një automjeti, ngjarje e ndodhur dy muaj më parë, në qytetin e Pogradecit.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që iu gjet këtij shtetasi.
Strukturat e DVP Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogj automjeti i një shtetasi, në bazë të informacioneve të sigururara në rrugë policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.
Gjatë kontrollit në ambientin ku u kap ky shtetas, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Akuza për hakerimin e sistemeve të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në gjykatë

VIDEO/ “Mungon ndriçimi në rrugë”, denoncimi i banorit: Kemi frikë të udhëtojmë natën!

Grabitën miliona lekë/ Zbulohen dy raste vjedhjeje, në pranga një i ri dhe një grua

Bordi rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Mediat e huaja ngrenë alarmin: Kujdes në Shqipëri! Mund të ketë sulme nga Irani





