Dyshohet se përhapnin ideologji fetare te fëmijët, tre të arrestuar në Shkodër

Tre shtetas të huaj janë ndaluar nga policia në Shkodër, pasi dyshohet se kanë tentuar të përhapin ideologji fetare tek fëmijët. Sipas raportimeve, dy meshkuj dhe një grua, me origjinë nga Lindja e Mesme, janë shoqëruar nga autoritetet pas një kërkese të strukturave të antiterrorit në Tiranë.
Pas ndalimit, ata janë transportuar drejt kryeqytetit, ku po merren në pyetje lidhur me aktivitetin e tyre në territorin shqiptar.
Sipas burimeve, këto masa janë ndërmarrë pas publikimit në media të disa pamjeve ku shfaqeshin persona të dyshimtë, të mbuluar, që tentonin të afroheshin pranë fëmijëve.
Hetimet paraprake sugjerojnë se individët në fjalë mund të kenë pasur si qëllim ndikimin ideologjik tek të miturit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rastin, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe lidhjet e mundshme të të ndaluarve me aktivitetet e dyshuara në Shqipëri.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Plagosje me thikë në Vlorë, një person në gjendje të rëndë

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë!

Detaje të reja nga krimi në Podgoricë/ Pasi ekzekutoi tre shokët, mes tyre dy vëllezërit shqiptarë, autori ushtroi dhunë edhe ndaj nënës ...

EMRAT/Shtëpia e barit në Peqin që 'fundosi' 7 policët, ja cilët janë efektivët e përjashtuar nga Policia e Shtetit

Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit në Tepelenë, policia jep detaje

EMRAT/ Dënohen me 68 vite burg kriminelët shqiptarë në Britani, mbanin llogaritë e drogës në bllok

Vrasja e trefishtë në Podgoricë/ Ja kush është autori i dyshuar

Partnerët e Kushner hapin kompani në Shqipëri/ Vëllezërit Khayyat regjistrojnë "Sazan Operations", por do të ndërtojnë Zvërnecin





